Mirela Kumbaro: E vërteta e heqjes së kalldrëmit në Gjirokastër, që alarmoi gjirokastritët dhe jo vetëm

18 Mars 2019, 10:16Sociale TEMA
Mirela Kumbaro: E vërteta e heqjes së kalldrëmit në

Nga Mirela Kumbaro

 

Të dashur gjirokastritët e mi, kam marrë mesazhe e telefonata të shqetësuara nga Gjirokastra për punimet që po bëhen në kalldrëmet e Qafës së Pazarit dhe prandaj dua të ndaj me ju dy fjalë:

E kuptoj shqetësimin që sjell ndryshimi i menjëhershëm i zemrës së Gjirokastrës, njesoj si ajo vasha me flokë të gjatë që krejt papritur shkurton flokët.

Por të mos ngutemi o të uruar e të lëshojmë vrer se gjoja “u shkatërrua kalldrëmi nga të paudhët”…

Mos të harrojmë se bashkë kaluam me (pa)durim punimet e fazës së parë ku restauruam 8 blloqe në Qafën e Pazarit, rreth 6000m2 sipërfaqe restaurimi, nga çatitë te muret e dritaret, deri te detajet estetike të 60 objekteve, banesa e dyqane. Ky volum i madh pune u krye me mbeshtetjen e Fondacionit shqiptaro-amerikan per zhvillim.

Punuam, u lodhem, sakrifikuam ne Pazar, e di.

Ama, sot jemi krenarë për punën e bërë dhe Gjirokastra ka filluar t’ia ndjejë lezetin.

Tani, të dashurit e mi, kemi hyre në fazën e dytë, me programin e Bankës Botërore që po realizohet nga Fondi Shqiptar për Zhvillim, në hapësirat publike të Qafës së Pazarit.

Qafa e Pazarit, pjesë e trashëgimisë botërore UNESCO, është e ndarë në 10 blloqe.

Ky projekt i rrjetit të kalldrëmeve fillon nga sheshi “Çerçiz Topulli“ – Qafa e Pazarit, rruga deri në kryqëzimin e rrugës së Kalasë me Odeonin, rruga e Zejtarëve, Zigait dhe rruga e ish- Poliklinikës në hyrje.

Pjesa e kalldrëmit nga Sheshi “Çerçiz Topulli“ – Qafa e Pazarit, është një mozaik dekorativ me gurë të bardhë në qendër e të zinj në pjesët anësore.

Të gjithë e dimë që ky kalldrëm i stilizuar është vendosur rreth viteve ’70, pas një ndërhyrjeje restauruese në qafën e Pazarit. Por që atëhere s’është vënë më dorë në mirëmbajtjen e kalldrëmeve.

Ai kalldrëm e di sa ka vuajtur nga makinat me tangërllëk e nga autobuzët që merojnë këmbësorët.

Kjo ndërhyrje ishte e domosdoshme dhe ne nuk mund të mos e merrnim këtë pergjegjësi! E kemi nisur këtë punë 3 vjet më parë e do e mbyllim të plotë e me cilësi!

Që të jem më e saktë:

Punimet e kësaj faze po zhvillohen në disa segmente kryesore dhe konsistojnë në:

– Përfundimin e rrjetit sekondar të kanaleve të ujrave të zeza dhe në përfundimin e rrjetit kryesor;

– Punime me rrjetin e kanaleve të ujrave të bardha;

– Sistemimin e trasesë dhe shtrimin me çakull natyror;

– Vendosjen e pusetave dhe lidhjen. me njësitë;

– Shtrirjen e rrjeteve inxhinierike nëntokësore në trotuare;

– Pastrimin e territorit;

– Restaurime të nevojshme gjatë kryerjes së punimeve

Sa për KALLDRËMIN që e kemi të gjithë merak:

Proçesi i çmontimit të kalldrëmit ka filluar së pari me dokumentimin e hollësishëm të tij sipas rrugëve në cilat po kryhet ndërhyrja. Më pas është kryer çmontimi i tij manualisht dhe gurët përkatës janë magazinuar sipas rrugëve ku janë çmontuar.

Pas përfundimit të punimeve të infrastrukturës do të rivendosen shtresat e kalldrëmit, si dhe shtresat sipërfaqësore të gurëve duke u bazuar në dokumentacionet e hartuara më parë, për të respektuar konfiguracionin e viteve 70’.

Punimet po kryhen nga e njëjta firmë zbatuese që realizoi edhe restaurimin e objekteve në Qafë të Pazarit me shumë cilësi, t’i japim hakun që meriton! Edhe ju vetë ma keni thënë.

Dhe në fund, por jo për nga rëndësia, të gjitha sa thashë më lart, janë projekte të studjuara dhe më pas të miratuara në detaje nga UNESCO, dhe mbikqyren pa dyshim nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Ministria e Kulturës, sipas projektit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.

Prandaj të durojmë pak muaj sa të mbarojnë punimet, dhe e di që tani, se do ta harrojmë këtë periudhë të vështirë e do t’i gëzohemi lëkurës së gurtë tradicionale të Gjirokastrës ashtu siç e kemi njohur gjithmonë, por të bërë nuse.

Sa për dashakeqët që helmojnë, atyre ua kuptoj hallin, po s’ua zgjidhim dot.

Gjirokastra do bëhet gur-gur dhe me shumë dashuri.

10 komente në “Mirela Kumbaro: E vërteta e heqjes së kalldrëmit në Gjirokastër, që alarmoi gjirokastritët dhe jo vetëm”

  1. ME EMER says:

    Nga “qafa e pazarit “kam shume kujtime te rinise ..!TE PRISHESH KALLDREMET NE KOHEN KUR KA SHUME PROBLEME QE DUAN ZGJIDHJE URGJENTE PER JETEN E POPULLIT SI SIGURIMI ME UJE TE PIJSHEM , DISIPLINIMI I UJRAVE TE ZEZA , SISTEMI UJITES , SIGURIMI I FARERAVE BUJQESORE , GARANTIMI I I RENDIMENTEVE TE LARTA NEPERMJET TRAJTIMIT SHKENCOR TE TOKES , GRUMBULLIMI DHE SIGURIMI I TREGUT TE SHITJES , SIGURIMI I ENERGJISE SE NEVOJESHME TE ENERGJISE ELEKTRIKE , “ZHDUKJA E BALTES SHEKULLORE ” SIDOMOS NE RRUGET E FSHATIT, PERPJEKJE PER GJALLERIMIN E INDUSTRISE SE MJERE ETJ ETJ , ESHTE SABOTIM I VERTETE ..! RIPARIME TE PJESESHME PO , BEHEN , POR TE SHKATERROSH “QAFEN E PAZARIT” KU KRYQEZOHEN PESE RRUGE ESHTE “KRIM” ..! Ndertime kot , per momentin kur gjirokastritet vuajne per buken e gojes ..!

    1. Moisi Golemi says:

      O [email protected], o idiot. Lexove gjë ti apo jo?? Atë pra po bëjnë, po e rregullojnë. O kafshë e egër!!!

  2. Ermal says:

    Kumbaro, eshte mire qe ju sqaroni rendin dhe qellimin e punimeve. Por me terhoqen vemendjen termat jashte kesaj fushe qe ju perdorni dhe qe tregojne nje mendesi tuajen prej pronesie dhe sherbyese e ideologjise, jo sherbyese te popullit. Kur thoni ‘sakrifikuam’ besoj e keni fjalen per donatoret, ose per vendasit qe kane hequr ca nga punimet, por ju nuk keni sakrifikuar as vete personalisht, as si Ministri. Dhe po te ishte ‘sakrifice’ e Ministrit apo Ministrise (hajde kuptoje cfare lloj sakrifice!), do te ishte pune e bere dhe paguar me parate e popullit, rrogen e te cilit keni marre ju per 5 vite. Pra nuk jeni padrone, por rrogetare e popullit. Si e tille stop me leksione!
    2. kur thoni ‘kalldrem i shkaterruar nga makinat me tangerlleqe apo autobuzat qe merojne qytetaret’, serish jane fjale pa vend ne nje shkrim profesional. Makinat me tangerllek nuk jane me shkaterrimtare se kamionat apo furgonat pa tangerllek. Vetem se shprehja tregon cektesine tuaj, te cuditshme… .

  3. Kumbarka says:

    O Kumbaro qe i ke trute per te te varur kumboren. Qytetaret e shqetesuar nuk kane hall: Çfarë? Halli i tyre eshte: Si? Ata po ankohen per cilesine e kalldremit te ri. Lloji i gurit, ngjyra dhe niveli i skalitjes, teknika e shtrimit, materialet shoqeruese etj.
    Ti si Kumbarw e dallavereve ben sikur nuk e kupton dhe e devijon diskutimin ne tema qe ata nuk i kane shqetesim. Gjithashtu si Kasamder e Keqe i thua: Prisni te mbaroj njejere pastaj flasim. Je kurverore ne sperdredhjen tende me e rreth pushtetit abuziv e korruptiv me te cilin ke rene ne shtrat.

  4. TA says:

    keta bejne si ata kalamajte e dua te vjetren se me te jam mesuar,pastaj sa per voten ai qe do vije nuk besoj te jete me i mire…

  5. Andi says:

    Po plaset duke share o shqiptare,ma ngrohe gomarin,ma ftohe gomarin….Po thoni shendet kur punohet e plac per te kunderten.U beme te gjithe specialiste,eksperte per cdo fushe e zbejme nje gje tamam.Flisni me pak e punoni me shume o llafazanet e rakise.Shnet…

  6. Koti says:

    Marmaraket dhe llafazanet keshtu sillen perhere. Shajne e nxijne pa ditur gje. Nuk kane as durim e as miresine te kuptojne punet e mira qe behen. Keshtu benin ne vlore po tani u vjen turp kur shijojne Lungomaren.

  7. Andrea says:

    Kalldremet e Gjirokastres u bene nga mjeshtra te gdhendjes se gurit, me shijen e shpirtit te tyre. Tashme ata nuk jane me. Dhe bashke me largimin e tyre nga kjo bote, Mirela nen hyqmin e Rames dergoi ne ate bote edhe vepren e tyre. Justifikimet e bera prej saj jane banale, pa perusti per te qendruar, ndaj ky veprim eshte thjesht : fshirje e trashegimise se kalldremeve te Gjirokastres, te identitetit te tyre shekullor dhe zevendesimi me ate alla-Rama .
    Sa i fantaksur per te vendosur UNI-in e tij kudo, ne te gjitha qytetet e medha e te vogla !
    Ky veprim eshte vec perdhosje e vlerave te Popullit, e trashegimise se tij, me dhune dhe prepotence, pa pyetur sikur nje specialist, pa le me nje grup specialistesh – qe e ka per detyre t’i marre mendim.
    Populli eshte ne udhekryq , nga njera ane qendrojne skifteret e Saliut me Saliun ne krye, i cili ka vene mbi krye te vet korbin Basha , dhe nga ana tjeter Edi Rama me “rilindasit” e llojit Mirela & co . Nuk po del ne drite Rruga e trete ku Qytetaret te ecin pa u dhembe koka, me pune dhe stomakun plot, ne harmoni me njeri-tjetrin.

  8. Lili says:

    Koti , trashegimia duhet respektuar edhe kur nderronkaldremin !ka nje ndryshim te madhe ndermjet nje vend ku s’ki gje si ne vlore e ku ka rruge te vjetra si ne gjirokaster qindra vjecare

  9. Urani i bythkave me minitanga says:

    Oooo modheratoriiii Po pse NUK i publikon komentet e Mia ti Re garip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje