Vuçiç: Shqiptarët sillen në mënyrë të papërgjegjshme, duhet të mbrohemi

18 Mars 2019, 09:28Rajoni TEMA

Presidenti serb, Aleksandar Vuçic, deklaroi dje se u ka kërkuar serbëve të Kosovës të mos vijnë për t’i dhënë mbështetje atij në Beograd, ndërsa paralajmëroi se nëse do të ketë dhunë në protestat e ardhshme, protestuesit nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar.

“Ndoshta kemi bërë një gabim, pasi kemi besuar se kemi të bëjmë me njerëz racionalë, ndaj nuk kemi dërguar policinë në RTS. Sigurisht, unë jam më i shqetësuar për Kosovën”, tha ai.

I pyetur se si imazhet e sotme të dërguara në botë ndikojnë në pozitën e Serbisë në dialogun me Kosovën, Vuçiç tha se është e vështirë “kur jeni të shtypur nga anë të ndryshme”.

“Shqiptarët sillen në mënyrë të papërgjegjshme, dhe duhet të mbrohemi edhe nga ana tjetër me resurse të vogla.

Përkundër histerisë në Prishtinë, ne kemi qenë të suksesshëm deri më tani, dhe kështu do të vazhdojmë. Ata nuk respektuan marrëveshjen e Brukselit, vendosën tarifa. Nuk do të ketë lëshime, tarifat duhet të hiqen.

Do të bëjmë gjithçka për të parandaluar konfliktin, prandaj është e rëndësishme të mbahet paqja me çdo kusht”, tha ai.

Presidenti serb tha se nuk i intereson nëse dikush e quan tradhtar dhe ka komentuar mbi ngjarjet aktuale.

“Prova më e mirë është se sa mbështetje kam në Kosovë dhe sa kanë të tjerët.

Treguesi më i mirë është thirrja e sotme që serbët e Kosovës të ngrenë duart e tyre nga unë, sepse, siç thuhet, i kam lutur të vijnë në Beograd për të më mbrojtur.

Unë i kam lutur të mos vijnë. Pra, serish gënjeshtra. Vetëm gënjejnë.

Falë meje dhe tre njerëzve të tjerë, sot nuk e kemi Kosovën në Kombet e Bashkuara”, tha Vuçiç, duke mos dhënë më shumë detaje.

2 komente në “Vuçiç: Shqiptarët sillen në mënyrë të papërgjegjshme, duhet të mbrohemi”

  1. #varijanullen says:

    Cfare ti beje Europes qe vazhdon degjon nje kriminel si ty, shif se mos ta marrin pushtetin ruset me sborista.

  2. Lala says:

    Cfare ti beje Trampit qe doli Trap zalli . Luan viktimen krimineli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje