Dy pistat e hetimit për vrasjen mafioze të Jurgen Kurtit

19 Mars 2019, 20:51Kronika TEMA

Jurgen Kurti, një personazh që dilte edhe në TV, pavarësisht se akuzohej për vrasjen e dy personave, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme, teksa ndodhej pranë banesës së tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00 në rrugën ‘Zef Jubani’ në Tiranë.

Dyshohet se Kurti u qëllua nga një makinë tip Benz E Class me ngjyrë e zezë.

Pas ekzekutimit, autorët e dyshuar mendohet të jenë larguar në drejtim të Liqenit Artificial.

Sipas ABC News, dy janë pistat që po hetohen nga organi i akuzës. E para lidhet me atë të hakmarrjes. Ndërsa pista ku po përqendrohen më shumë hetuesit është ajo e prishjeve së pazareve të drogës.

Për këtë arsye janë marrë në pyetje edhe miqtë e afërt të Kurtit.

Edhe pse vetëm 26 vjeç, Kurti – i cili shpesh shihej në studio televizive – ka qenë “protagonist” në dy histori të kronikës së zezë.

Rreth 2 vite më parë ai u përfshi në një ngjarje në Durrës ku humbi jetën Agim Arapi, pronar i një minimarketi. Policia ka shoqëruar edhe disa persona të familjes Arapi në lidhje me ngjarjen.

Por edhe pse ndaj tij u ngritën akuza për vrasjen e Arapit, nuk u dënua.

Ndërsa në në prill të vitit 2016 ai u arrestua fillimisht i akuzuar për vrasjen e babait të tij Artur Kurti, por më pas u la i lirë, pasi për ngjarjen u dënua daja i tij, Leonard Ristani, i cili mori përsipër autorësinë e vrasjes.

4 komente në “Dy pistat e hetimit për vrasjen mafioze të Jurgen Kurtit”

  1. Ben says:

    Po ne Televizor pse dite ky? Apo ishte analist politik!

  2. Anonymous Pirate Portal says:

    Stop “Tema, Boycot “Tema”! Ket Kazan Plenash, burim propogande dhe keqinformimi ne sherbim te se keqes shqiptare.

  3. BRSS says:

    O MERO ZAGARI KENI TRE DITE NA ÇAT TRAPIN ME KETE HALEN AI ASHTU E MERITONTE

  4. kombi says:

    SI KA MUNDESI QE NJE KRIMINEL ,TE FTOHET NEPER STUDIO , DUKE I DHENE RENDESI VIPASH . KY SHTET KA MARRE FUND , PASI I NDJERI BENTE LIGJIN NE CDO GJYKATE DHE DILTE ME DUAR TE PASTRA . GJYKATA LESHI , MEDIA E DHJERE , QE JOSHET NGA PARATE E KRIMINELEVE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje