Analiza e "Gazzeta dello Sport": Shqipëria e Panuccit, larg nga ajo e De Biasit!

20 Mars 2019, 10:03Sport TEMA

Vetëm pak ditë para nisjes së elimintoreve të Europianit të vitit 2020, prestigjozja italiane “Gazzetta dello Sport” ka analizuar 10 grupet kualifikuese që do të përcaktojnë 20 skuadrat e kualifikuara në Europian, ndërsa 4 të tjera do të zbulohen nga faza play off e Ligës së Kombeve.

Në skanimin që i bën grupit H ku bën pjesë edhe Shqipëria, “Gazzetta dello Sport” shkruan se kuqezinjtë e drejtuar nga Christian Panucci do ta kenë shumë të vështirë të përsëritin suksesin që arriti Gianni De Biasi në elimintoret e Euro 2016-të.

“Kampionët e Botës të Francës nuk duhet të kenë rreziqe.

Edhe pse u mundën nga Holanda në Ligën e Kombeve, ata nuk duhet të frikësohen nga Islanda, që zhgënjeu në Kupën e Botës dhe u rrëzua në Ligën B në Ligën e Kombeve, dhe nuk ka fituar asnjë ndeshje që nga tetori 2017-të.

Apo nga Turqia e Calhanoglu, që u rrëzua në Ligën C të Ligës së Kombeve, dhe ende mbështetet tek një 38-vjeçar si Emre dhe 33-vjeçar si Burak Yilmaz.

Më pas, për vendin e dytë, luan edhe Shqipëria e Christian Panuccit, i cili do ta ketë të vështirë të përsërisë shpërthimin e De Biasit, por ka disa nga elementët më ekspertë në ekip, si napoletani Hysaj, Taluant Xhaka, apo Memushaj nga Pescara.

Grupi mbyllet nga Moldavia dhe Andorra”, shkruhet në artikullin e postuar nga “Gazzetta dello Sport”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje