UEFA ka caktuar gjyqtarin që do të jetë i pranishëm për sfidën që do të luhet në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”, mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Për këtë ndeshje UEFA ka vendosur një 4-she gjyqtarësh nga Gjermania, ku arbitri kryesor do të jetë Tobias Steiler .
Ndërkohë, asistentët e tij do të jenë Mike Pickel dhe Christian Gittelman, me Christian Dingert si gjyqtar të katërt.
Sfida me Turqinë do të luhen këtë të premte në orën 20:45 dhe do të jetë e para për të besuarit e trajnerit, Kristian Panuçi, për eleminiatoret e Kampionatit Europian. (TemA)