Kukësi, Safet Gjici shkarkon Cungun, ja emri i trajnerit të ri!

19 Mars 2019, 11:41Sport TEMA

KuKësi ka marrë sot një vendim drastik teksa ka shkarkuar nga detyra, trajnerin Armando Cungu.

Humbja në Korçë si duket ka qenë fatale për teknikun shkodran.

Lajmin e ka konfimruar faqja zyrtare e klubit e cila thotë gjithashtu se detyrën e trajnerit te ekipi verilindor e ka marrë Ramadan Ndreu.

Ja njoftimi i klubit:

Futboll Klub Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu.Si pasojë e rezultateve negative te javëve të fundit, drejtuesit e Klubit dhe Armando Cungu kanë arritur me mirëkuptim përfundimin e bashkëpunimit.

Falenderojmë trajnerin Cungu për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë dhe i urojmë suksese në karrierë.Që nga dita e sotme në krye të bankinës sonë do të jetë Ramazan Ndreu, i cili mbante detyrën e drejtorit të menaxhimit te klubi ynë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje