Indeksi i lumturisë: Shqiptarët e Kosovës, më të lumtur sesa ata të Shqipërisë, ja në cilin vend renditemi

20 Mars 2019, 13:30Lifestyle TEMA
Indeksi i lumturisë: Shqiptarët e Kosovës, më të lumtur

Raporti i fundit i lumturisë nëpër botë, i hartuar nga Rrjeti për Zgjidhje të Qëndrueshme Zhvillimore në kuadër të OKB-së, e rendit Shqipërinë në vendin e 107.

Kosovarët rezultojnë më të lumtur sesa shqiptarët, duke qenë se në listë figurojnë në vendin e 46; Serbia radhitet e 70-a; Mali i Zi mban vendin e 73-të; Kroacia atë të 75-tin; Bosnje-Hercegovina të 78-in dhe Maqedonia të 84-tin.

Anketimi zhvillohet në 156 vende të globit dhe konsiderohet një studim historik i gjendjes së lumturisë botërore. Një pjesë e atij të sivjetshmit fokusohet te lumturia dhe komuniteti.

Ai synon të tregojë sesi ka evoluar lumturia gjatë dhjetëra viteve të fundit, e këtu merr parasysh zhvillimin e teknologjisë, normat shoqërore, konfliktet, apo politikat qeveritare që i kanë nxitur këto ndryshime.

Vendi më i lumtur i botës, sipas raportit të këtij viti është Finlanda, e pas saj në listë rreshtohen vende që kanë rezultuar vazhdimisht në mesin e më të lumturve: Danimarka, Norvegjia, Islanda, Holanda, Zvicra, Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Austria.

5 komente në “Indeksi i lumturisë: Shqiptarët e Kosovës, më të lumtur sesa ata të Shqipërisë, ja në cilin vend renditemi”

  1. eri says:

    Une jetoj ne Kanada, jam tek vendi i 9 me i lumtur ne bote. Gjynaf dhe Kosova dhe Shqipëria. Jane perla nga natyra, por bloze nga qeverisja.

  2. Kuznjeci says:

    Der dje me i lumturi nga t gjith ishte budallaj.
    Tash dolen kosovart n kry t renditjes.
    Se ata t shqipnis kan ken ma t lumtunit n koh t Dull Fanar Adriatikut.
    Ishin shpezt ma t bukra ma t lumtuna ma t ….

  3. Laosi says:

    Dhe do knojm
    O shqiptar ma i bukri i shpezve
    Kosovar ma i lumtuni i shpendve..
    Knon Havdulla Hajdari nga Kashari

  4. tori says:

    Shqiptaret e Kosoves jane ma patriot se shqiptaret e Shqiperis.

  5. Qeveria të ... says:

    Se ne jemi populli i “sss … nuk …. po jaa ssss …. ça të th…. nuuuk eeee …. s’ka shtet (rrufit kafene, tymos kancerin)”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje