Pas raportit të Bankës Botërore që Shqipëria ka rritjen më të madhe të punësimit dhe uljen e papunësisë në vend ku nga 60 mijë vende pune mbi 50% e tyre janë nga Shqiperia për sa i përket Ballkanit ka reaguar edhe ish-Ministri Arben Ahmetaj. Ahmetaj ka thënë se Shqipëria mbetet vendi me rritjen më të madhe të punësimit në rajon, rritjen më të lartë të pagave, pjesëmarrjen më të lartë të forcave të punës dhe papunësinë më të ulët në Ballkanin Përëndimor.
Reagimi i plotë: Shqipëria mbetet vendi me rritjen më të madhe të punësimit në rajon, rritjen më të lartë të pagave, pjesëmarrjen më të lartë të forcave të punës dhe papunësinë më të ulët në Ballkanin Përëndimor! Raporti i Bankës Botërore për trendin e punësimit në Ballkanin Perëndimor, konfirmon sërish efektivitetin e politikave të ndërmarra gjatë vitit të shkuar në favor të nxitjes së punësimit në Shqipëri!
Raporti vlerëson gjithashtu me nota pozitive sistemin progresiv të taksimit në Shqipëri, si një sistem që nxit formalitetin në tregun e punës dhe të ardhurat neto nga puna, duke favorizuar vecanërisht nivelet e ulëta të pagave. – Përgjatë gjysmës së dytë 2017 – gjysmës së dytë 2018, në Ballkanin Perëndimor janë krijuar 68 mijë vende të reja pune, nga të cilat më shumë se gjysma, ose 38,700 vende të reja pune janë krijuar vetëm në Shqipëri; – Rritja e punësimit në Shqipëri prej 3.3%, është tre herë më e lartë se ajo e rajonit me 1.1%;
– Shqipëria përfaqëson vendin me rritjen më të lartë të pagave prej 6.6%, dhe me diferencë të konsiderueshme nga vendi i dytë (Maqedonia) me vetëm 1.9% rritje apo Serbia në vend të tretë me 0.9%; – Norma e punësimit në Shqipëri në nivelin 60% është më e larta në rajon. Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka shënuar nivelin më të lartë të punësimit të femrave me 44%, nga 40% që është mesatarja e rajonit. – Papunësia ra në 12.4% në 2018, që përbën normën më të ulët të papunësisë në rajon.
Ky duhet cu ne cmendine per zotin. Njerzit po ikin ku te munin ky thot punsimi ma i nalte rajon.
Pupu ca kufomash jan bo kto ripjellsat shofin me siguri dynjan e te vdekemve.
te gjithe ne fakt duhet shofin vec ate qe ke zotrrote ne koke! edhe kur ta japin me prova burime te pavarura!
ndryshe jan te shit, te korruptum, pa moral…
ik e futi nje tas caj… dhe vajto se jan mbyll bingot!
O legen, po vetem ne vitin 2017 kan ikur nga Shqiperia 400 000 per buken e gojes. Genjeshtar te pa skrupullt.
Ti je me i pafti qe kishte ajo qeveri me i paturpshi te njof mire. Ne kohen qe qeverisjes se zoterise si minister i Ekonomise mund ti thuash atij populli se sa biznese te reja u hapen me fakte jo genjeshtra. Sa invesitor te huaj u larguan nga politika juaj tatimore dhe korruptive.
Si nuk ke turp qe del perpara 80 % te atij populli qe po i pini gjakun po e helmomi me ilace te skaduara.
Je thjesht qe kepuc lepires i shefit tend.
SICE DUKET KA VENDOSUR NE VENDE TE SYZAVE NJA DY BETHE KAVANOZI MIZA BULLE
LUME SHQIPRIA PER MINISTRA QE KA RRITE ,LUME NONA QE E KA QITE.
ku e katandis kete shtet ti dhe plehrat e tjera te ketij vendi mor barkthare e truthare, mor qelbesa qe na shkaterruat te tashmen e te ardhmen.more koqe kandari , hajna profesioniste e keni be mutin kala dhe do zoti ju ze per fund .