SHËNIM: Akuza më e rëndë për Shkëlzenin, është tërheqja e disa dëshmitarëve nga akuzat

20 Mars 2019, 13:50Politika TEMA
SHËNIM: Akuza më e rëndë për Shkëlzenin,

 

Trupi pa jete i Kosta Trebickes gjendur i vetem mes maleve, pasi u terhoq nga deklarata per Shkelzenin.

Pjesa më e madhe e shtypit shqiptar nën kontrollin e milionave të Shkëlzen Berishës, po përpiqet të pastrojë nga historia kriminale djalin e ish-kryeministrit, duke përdorur si argument faktin, që disa dëshmitarë që bënë deklarata kundër tij më pas u tërhoqën. 

Luan Hoxha ish Shefi I Shtabit të Përgjithshëm i cili me kërkesë të tij shkoi në ambasadën amerikane në Tiranë dhe rrëfeu për Shkëlzen Berishën, nuk u tërhoq nga deklarata , deri sa ajo u bë publike në Wikeleaks 

Kur u bë publike nga Wikeleaks, natyrisht që nuk e pohoi publikisht. Ku ta pohonte në një shtet ku ligjin e bënte banditi që ai kishte denoncuar. Tërheqja e tij është një akuzë më e fortë për Shkëlzen Berishën dhe pushtetin e babait të tij.  E njëjta gjë ndodhi dhe me Kosta Trebickën. Pasi Shkëlzeni e takoi natën në një makinë siç e përshkruan Kosta, para Universitetit, duke hyrë brenda veturës, ai ja paska pohuar atij se s’ka gjë me të, dhe tërhiqet nga deklarata.  

Pas kësaj, gruas së tij të dytë, ju dha licenca  e një universiteti ortake me gruan e Bujar Nishanit. Dhe Kosta u gjet i vrarë i vetmuar mes maleve. Për ta kuptuar sa e rëndë është kjo gjë, pyesni vajzën e Kosta Trebickës, dëshminë e së cilës e përshkruan vendimi i zbardhur i Gjykatës së Floridës: “Lawson gjithashtu komunikoi me vajzën e të ndjerit  Kosta Trebicka, e cila i tha atij se ajo e konsideronte Paditësin Shkëlzen Berisha, një të dyshuar në vdekjen misterioze të babait të saj. Ajo i tha Lawson se babai i saj, kishte thënë se u përjashtua nga marrëveshja e ripaketimit të AEY-së, sepse “biri i Berishës. . . e donte atë për vete”. Dhe kjo është një akuzë dhe më e rënd se sa vetë ajo që ka thënë Kosta më parë. 

Por gjëja më e idiote është përdorimi i deklaratës së Diverolit në gjyq në SHBA për deklaratën për Shkëlzenin. Diveroli ka bërë një deklaratë rekomanduar nga avokatët pasi po të pranonte para gjykatës se ai kishte vepruar nën urdhrat banditeske të djalit të kryeministrit dënohej edhe për korrupsion aktiv. Por Gjykata e Floridës e ka zgjidhur këtë situatë duke ju referuar Podrizkit, i cili e ka identifikuar fotografinë e Shkëlzenit si njeriu që qëndronte pas asaj skene presioni.

Gjykata e Floridës e ka parë me vëmendje këtë histori të tërheqjes nga deklarata dhe e shkruan në vendim se “më vonë, “Diveroli dhe Trebicka i thanë Podrizkit se njeriu i heshtur dhe i paidentifikuar në takim ishte biri i kryeministrit shqiptar”. Dhe ata mbajnë dëshminë e Podrizkit si të besueshme. 

Ndërkohë tabulatet telefonike të Shkëlzenit me Delijorgjin, përfshi dhe ditën e tragjedisë, shpjegojnë më së miri mënyrën si funksiononte grupi. Çdo telefonatë e Delijorgjit me Shkëlzenin, paraprihet nga një telefonatë me Rahman Selmanllarin ose Ylli Pinarin, dhe pastaj pasohet sërish me ta. Pra është e qartë se Shkëlzeni ishte njeriu që i jepte përgjigje gjithë halleve që lidheshin mes MEICO dhe Selmnallarit, që ishte formalisht përfaqësues i kompanisë amerikane SAC që i përdornin letrat në Gërdec. 

Ky ritual telefonatash shpjegon më së miri kush ishin pronarët dhe përse flisnin me njëri tjetrin.  Por që Shkëlzeni të jetë i qetë , është më mire të shkojë vetë në Gjykatë dhe të kërkojë të gjykohet roli i tij në historinë e Gërdecit. Në mediat e veta nuk sqaron dot gjë, biles po i bën më lëmsh gjërat. Sidomos kur je si provë se si i ka trembur dëshmitarët nën pushtetin e babait dhe si janë gjendur të vrarë maleve.  (TemA)

14 komente në “SHËNIM: Akuza më e rëndë për Shkëlzenin, është tërheqja e disa dëshmitarëve nga akuzat”

  1. Koba says:

    Zen Sypeshkaqeni eshte i Zhytur teresisht ne Llumhanen e Gerdecit.Ai duhet hetuar dhe gjykuar pa tjeter .Shume te mira ka perfituar si Sekser i te Jatit ,pra duhet te pesoj dhe per cmendurite dhe prapsite e Tij.Edepsez i Klasit me te ndyre.

    1. Kalec Dega says:

      Shtypi nen kontrolin e milionave te Saliut po perpiqet te pastroje bemat e Zenit ashtu si shtypi i PS dhe qeverise Rama me ndiihmen e Temes po kerkojne ti bejne gjyqin dhe ta denojne/ndeshkojne pa i hyre asnje gjemb ne kembe.

      1. pjeter says:

        Pirdh pirdh o Kalec, e krojtet me ata te gabuarit, ska Surrel apo bunker Surreli qe ju shpeton. Keto funde kane gjithmone ata topet qe mendojne qe parate te bejne te zgjuar.Te levizesh ne ato ujera,te duhet te posedosh nje inteligjence superfine, gje qe nuk behet llaf per idhullin tend, dhe te besh shurren ne pellgun e tjetrit, vetem topeve u genjen mendja, qe mund te dalin pa ndeshkuar.

  2. Lani says:

    E vrau krimineli i shqiperise …sali hajduti

  3. Amy says:

    duhen penalizuar dhe gjykuar shkelzen berisha dhe fatmir mediu, per bythen e ketyre dorzuan mandatet nje pjese e mire e opozites qe me ndergjegje nuk do ti dorzonin, por u detyruan. qe saliu te ndizte lufte dhe kaos ne kete vend, familje kriminelesh,

  4. Toni.D. says:

    S’eshte mire nje foto e tille per familiaret e viktimes.

  5. Victor says:

    Victor
    You can catch him. Follow the money. Thx

  6. Kolona says:

    Vrasësit duhet të gjykohen dhe të dënohen Zeni Mediu dhe babi Saliu. Nuk ka shpjegim për gjykatën e prokurorinë që të mos ketohen dhe ata që e kanë lënë punën në mes.

  7. J says:

    Ndiqni ku vajtë paratë e gërdecit dhe aty janë vrasësit dhe mafjozët. Pastaj një sakrificë kaq të vogël për të birin e heroit kombëtar që na solli demokracinë nuk është asgjë.

  8. Sit back and relaks■●▪ says:

    E para, Kosta Trebicka eshte debili me i madh ne kete histori pasi duhet te kishte dhene nje deshmi nen betim qofte ne amerike qofte ne shqiperi per sa pretendonte, duhet te kishte rregjistruar me ze dhe figure veten ne nje video ku te shpjegonte gjithe akuzat dhe historine, duhet te depozitonte dokumentat, deshmine, provat dhe cdo gje qe dispononte ne nje zyre avokatie ne rast se i ndodhte gje ashtu dhe sic i ndodhi. Debilizmi tjeter i madh i tij eshte fakti qe ju besoi Amerikaneve dhe kujtoi se Mediu me shoke po e benin biznesin e armeve ne koke te tyre duke mos marre ne konsiderate se pas nje biznesi ne permasa te tilla gjigande qofte si operacion qofte si te ardhura financiare mund te qendroje vetem nje grup i madh interesi qe shtrihet pertej shqiperise apo atlantikut. Nqs Trebicka eshte vrare rregjisoret dhe ekzekutoret jam i sigurte qe anglishten e flasin shume mire ndoshta dhe shqipen por anglishten me siguri pasi vetem nje person me anglishte me aksent nga virginia mund te bente nje ekzekutim kaq te paster.
    E dyta, i vetmi person qe mund ta inkriminoje shkelzenin eshte diveroli dhe ai eshte terhequr, fakti qe ortaku i tij identifikon xenin ska efekt fare nga ana ligjore pasi kemi dy deshmi te ndryshme ne lidhje me te njejtin person dhe gjykata nuk ka si te administroje si prove nje fakt te paprovuar nga disa burime dhe i pambeshtetur ne prova te tjera plotesuese.
    E treta, nuk ka idiot te shkoje ne gjykate e te hapi ceshtje penale ndaj vetes, dhe ska as arsye per me teper.
    Meros i rekomandoj te beje nje liber per gerdecin ku te akuzoje shkelzenin drejtperdrejte shpresen qe shkelzeni do e hedhi ne gjyq per prishje imazhi dhe nqs xeni e ha karremin ath Mero do kete mundesine te vertetoje gjithe sa pretendon.

  9. Komentuesi says:

    Cila gjykate do ta gjykoi djalin e Sali Berishes,Shkerdhenin,ajo qe eshte e korruptuar? Gjykatesit dhe prokuroret jane akoma ata qe ka emruar vete Sali Berisha.Keshtu q akoma ata jane te fituar.Mjere ata 26 vete qe ndrruan jete dhe at 300 vete te plagosur,pa Shkerdheni,Mediu e ca te tjere qe fituan para marramendese,do jeteojne ne lluks.

  10. kunati i shokut Luli says:

    Bravo Koleci i mutit…..

  11. Koba says:

    Zen SyPeshkaqeni eshte i Zhytur deri ne Gryke ne Gjakun e Gerdecit.Nuk ka Lum qe e lan.Ai eshte kryesori dhe Fatmir Medi Trafikanti,Aldo Bumci,Delijorgji jane bashkepuntore te Tij.Duhet te rihapet Procesi dhe keta edepseze te marrin ate qe meritojne dhe duhet te demshperblejne demet e bera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje