Më 14 mars të këtij viti u bënë 159 vjet nga vdekja e inxhinierit të famshëm me origjinë shqiptare. Karl Gega qe inxhinier, projektues rrugësh dhe hekurudhash. Njihet sidomos për ndërtimin e hekurudhës së Semeringut, që fillon në Glognic dhe arrin në Myrcushlag. Edhe pjesa më e vështirë dhe spektakolare e kësaj hekurudhe, ajo Ercercog-Johanban (hekurudhë e arkidukës Xhovani), Vienë – Trieste, u projektua e gjitha prej tij. Karl Gega lindi në Venecie nga prindër me origjinë shqiptare. Studioi në Padovë, ku vetëm 17 vjeç mori diplomën në matematikë.
Më pas filloi karrierën e tij si projektues duke ndërtuar rrugë dhe vepra hidrike në krahinën e Venetos. Midis gjërave të tjera ndihmoi në ndërtimin e “Rrugës së Alemanjës”, rrugës që nga San Vendemiano, pranë Koneljanos, të çon në Dobiako duke kaluar nëpër Kortina d’Ampeco. Në periudhën 1836-1840 qe mbikëqyrës në Bohemi për ndërtimin e “Hekurudhës Perandor Ferdinandi” që shonte nga Bryni deri në Lundenburg. Në atë kohë (1836-1837) studio edhe botën e hekurudhave në Angli dhe në kombe të tjera europiane.
Në 1942-shin Gega u bë drejtori i përgjithshëm i Südlichen Staatsbahn-it (Hekurudhave Jugore të Shtetit) ku i takoi detyra të projektonte Hekurudhën e ardhshme Jugore, për të cilën ndërmori një udhëtim studimi në Amerikë. Përvojat që buruan nga ky udhëtim bashkëdikuan jo vetëm në projektimin dhe ndërtimin e Hekurudhës së Semeringut, por edhe në dy botime. Gega e botoi pjesën më të madhe të shkrimeve të tij paralelisht në gjuhët gjermane, italiane dhe franceze.
Pas kthimit të tij në Hekurudhat e Shtetit Austro-Hungarez, u ngarkua me projektimin e hekurudhës jugore, nga Viena në Trieste përmes Gracit, linjë hekurudhore që më pas u pagëzua në nder të arkidukës Giovanni d’Asburgo si “Linja Arkidukë Xhovani”, por që kaloi në histori si “Hekurudha Jugore” meqë lidhte kryeqytetin e Perandorsë me jugun.
Në atë periudhë, shumë vetë menduan se përshkimi hekurudhor i Semeringut ishte teknikisht i ndërlikuar, madje i kotë. Por që më 1848-ën Gega paraqiti një projekt që e kalonte rrugën me lokomotiva normale, pa iu drejtuar kremaljerave. Edhe më parë se të vendosej nisja e punimeve, Gega porositi ndërtimin e lokomotivave të përshtatshme për kapërcimin e pjerrësive të tilla.
Punimet filluan më 1848-ën dhe para përfundimit të tyre, më 1851-shin, mori titullin kalorës (“Ritter”). Kur më 1854-ën hekurudha u përfundua Gega kishte projektuar tashmë një rrjet hekurudhash për krejt perandorinë austriake dhe në vitet në vijim mori shumë detyra të tjera, midis të cilave ndërtimin e pjesëve hekurudhore në Transilvani.
Megjithatë Gega nuk mundi ta shihte përfundimin e kësaj vepre të fundit pasi vdiq nga tuberkulozi në Vienë, më 1860-ën. Jeta e Karl Gegës frymëzoi plot pesë romane. Në vilën e familjes, Vila Allegri Von Ghega në rivierën e Brentës në Oriago ruhet një pjesë e arkivit historik. Gegës Austria i rezervoi nderin e portretit në kartëmonedhën prej njëzetë shilingash, ndërsa në Trieste, Itali, një rrugë mban emrin e tij.
Përgatiti: Adrian Beshaj
NE WIEN NUK E NJOHIN PER SHQIPETAR ,POR PER ITALIAN .
Kozmos-edhe Aleksandrin e Maqedonise e njohin per grek, por kjo nuk e ben ate vertet grek. Po te ishte grek, si ka mundesi qe mesoi greqishten ne moshen 17 vjece? Po keshtu thone edhe per Epirotasit, por si ka mundesi qe disa historine antike shkruajne se:
“fiset epirotase (rendisin emrat e fiseve kryesore te Epirit) dhe maqedonasit flisnin nje gjuhe qe nuk ishte greqisht”. (Titius Livius)
Edhe nene Terezen, sllavo maqedonasit u perpoqen ta bejne maqedonase, por ajo vete jua dogji letrat duke u deklaruar ne me shume se dy tre intervista si puro shqiptare.
Edhe Skenderbeun duan ta bejne here serb e here grek, dreq e shejtan, por ai ishte shqiptar dhe luftoi per atdheun e tij.
Nuk ka rendesi se si te njohin, por se si je e si ndjehesh. Karl Gega ishte arberesh, nga gjaku i te gjithe ketyre qe kam permendur me lart. Ne jemi krenare per te paret tane dhe per historine tone te lavdishme. Nuk na plas fare se cfare thone e mendojne te tjeret. Historia eshte e vetmja qe nuk mund te nderrohet. Ajo eshte vetem manipuluar dhe shtremberuar per hir te interesave te me te medhenjve. E verteta vonon, por nuk harron, thote populli i mencur shqiptar.
Jo, edhe ne Wien njihet si shqiptar, madje e ka bustin ne katin e trete te Muzeut Teknik te Vienes. Emri dhe vepra e tije i nderon te gjith shqiptart.
Kete e din edhe ballkanologu Oliver Schmitt i cili e ka gojen plot se kinse shqiptart nuk kan dhene ndonje kontribut te rendesishem ne histori.
Nuk po e saktesojme Karl Gega vdiq nga semundja apo ka vrare veten.
Karl Gega vdiq nga turbekulozi
Historija e shqiptarve esht e lasht dhe perbehet nga grindje fisesh primitive qe sot shiten si luftra,,
Tamam si tash qe grinden shqiptart rreth parlamentit dhe shumica tallin bythen por ne t ardhmen do quhet “lufta heroike shqiptare per demokraci” dhe do shpallen heronj kombi tipa t till si Salinjani p sh,heroina Grida Guma, heroi Ilir Meta….kurse heroi Sal do ja kaloj dhe skenderbeut sepse su perul kundra t hujve….
Ku kan histori shqiptart.
Histori me rrena..
Dhe ikin t gjith neper shtete t tjera.
Ata t paret nga shqiptar u bon grek,serb,maqedons,italjan,kroat,slloven,boshnjak,malazez.
Kta t sotmit po behen amerikan anglez francez zvicerran belg holandez turq ..
Kjo esht historija shqiptarqiqe
???? Agree