Konispoli, e para bashki që përfundon procesin e legalizimit

22 Mars 2019, 12:50Sociale TEMA
Konispoli, e para bashki që përfundon procesin e legalizimit

Bashkia Konispol është e para bashki që mbyll procesin e legalizimit.

“Sot gjendemi në Konispol për të dorëzuar grupin e fundit të lejeve të legalizimit për gjithë territorin e kësaj Bashkie”, tha drejtori i Përgjithshëm I ALUIZNI-t, Artan Lame në një aktivitet të zhvilluar në prani të deputetit të zonës Alket Hyseni, kryetarit të bashkisë, Shuip Beqiri dhe drejtorit të ALUIZNI-t, Sarandë Eleron Gjoni.

Me përmbylljen e këtij procesi, mbeten pa u legalizuar ende edhe rreth 40 banesa të pabanuara, ose që pronarët e tyre janë në emigracion.

“Gjejmë rastin t’ju bëjmë thirrje atyre banorëve që, në rastin e parë që do të kthehen në atdhe, të paraqiten pranë zyrave tona për të ndjekur procedurat e mbetura”, vijoi mes të tjerash drejtori Lame.

Me legalizimet e sotme, përmbyllet kapitulli i legalizimeve në këtë Bashki, për të hapur më tej me Agjensinë e re të Kadastrës, reformën pasuese, atë të regjistrimit të tokës në fshat.

Bashkia Konispol mbulohet nga Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Sarandë. Ajo përbëhet nga Njësitë Administrative Konispol, Xarrë dhe Markat. Kemi të bëjmë me një zonë me drejtim të theksuar agro-bujqësor.

Në këtë zonë ka patur gjithsej 660 vetëdeklarime. Legalizime të bëra për periudhën 2006-2013: 8 leje në Xarrë dhe 0 leje në Konispol. Ndërsa legalizime të bëra për periudhën 2014-2019: 606 legalizime.

1 komente në “Konispoli, e para bashki që përfundon procesin e legalizimit”

  1. Blaublut4 says:

    Tokat e kujt po legalizojnë????
    Pronat e shtetit?????
    Të pronarëve të vjetër që i kan të trashëguara që prej 1000 vjetësh????
    Apo tokat e grabitura (xanuna) nga sistemi komunisteve me Camërit???
    Apo tokat e satëmeve ku ti keni???

    Sdo vonoj dhe do ndëshkoj.
    Të parin Kryetarin e vjetër te Bashkisë në Foto.
    U kthye ai nga mergimi nga Tirana.
    Pastaj Arapin byth muten.

    Në Konispol ka ndodhur shumë tragjedira me tokat.
    NUK keni zënë mësim Ju me kylishët e juaj që Po i bëni me Toka të grabitura.

    Të gjitha do i humbni. Konispolatët e vjetër i kan mar tokat dhe Tapiitë.

    Tymi do Ju dali……(((()))))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje