Britania publikon fotot e 3 shqiptarëve, kryeprokurori: Kanë grabitur dhe mashtruar turistët brenda Londrës duke përdorur dhunë e armë

24 Mars 2019, 18:55Kronika TEMA

Britania e Madhe ka nisur një fushatë policore ku shfaqen fytyrat e personave që janë në kërkim.

Së fundmi është publikuar identiteti i 37 burave dhe grave të cilët janë në kërkim.

Mësohet se mes tyre gjenden edhe tre shtetas shqiptarë të cilët janë identifikuar me emrat Anton Krasniqi, Bledar Zefi dhe Marjo Marku.

Ndërkohë, mediat britanike raportojnë se shumica e personave janë në kërkim pasi akuzohen për krime që kryesisht lidhen me vjedhje ose grabitje me dhunë.

Fytyrat e tyre do të shfaqen publikisht në dy automjete, për të ndihmuar autoritetet në gjetjen e tyre.

“Këta shkelës të ligjit kanë grabitur, vjedhur ose mashtruar udhëtarët dhe turistët brenda Londrës, shpesh duke përdorur dhunë dhe armë, për fitimin e tyre financiar. 

Kush ka informacion për këta kriminelë u bëj thirrje njerëzve që të na informojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Një telefonatë mund të zgjidhte ose edhe të parandalonte një krim.”, tha kryeprokurori Jim Corbett.(TemA)

1 komente në “Britania publikon fotot e 3 shqiptarëve, kryeprokurori: Kanë grabitur dhe mashtruar turistët brenda Londrës duke përdorur dhunë e armë”

  1. Hajdeni se ne Tropoj i keni te kulla vicidolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje