Ndërhyrja e NATO-s, krijimi i Kosovës shtet dhe mësimet që duhet të nxjerrim

24 Mars 2019, 13:25Blog TEMA

Nga Ditmir Bushati 

20 vjet më parë, #NATO nisi fushatën e sulmeve ajrore për të shpëtuar Kosovën nga spastrimi etnik i orkestruar nga forcat serbe, pas dështimit të bisedimeve të paqes në #Rambouillet.

24 Mars 1999 do të mbetet i pashlyer në memorien tonë kolektive pasi familja euro-atlantike ishte e gjitha në krahun e shqiptarëve që luftonin për liri, duke hapur rrugën për krijimin e Kosovës shtet.

Krijimi i Kosovës shtet ishte gjithashtu produkt i mirëfilltë i një rendi ndërkombëtar liberal që mbështetet tek të drejtat e njeriut dhe respekti ndaj pakicave.

Shumë diskutime u bënë në qarqet më të specializuara ndërkombëtare rreth arsyeve të kësaj ndërhyrje e cila në thelb ishte humanitare.

Rreth legjitimitetit të kësaj ndërhyrje në kushtet kur Këshilli i Sigurimit të OKB-së ishte i bllokuar.

Sot, disa e konsiderojnë rendin ndërkombëtar liberal si amalgamë e mjegullt idealiste.

Të tjerë kanë humbur besimin tek efektiviteti i instrumentëve të tij.

Mirëpo ndërhyrja e NATO-s dhe krijimi i Kosovës shtet janë arsye edhe më të forta për ne shqiptarët për të nxjerrë mësimet e duhura nga historia duke mos mbetur peng i saj. #WeAreNATO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje