Oferta e Ramës për opozitën, si tallje me shqiptarët

23 Mars 2019, 17:57Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Në krizat politike nuk janë të panjohura ato poropzime që bëhen jo për të dhënë zgjidhje, por për të kaluar lumin propogandistik të ditës. Një të tillë ka prodhuar Edi Rama, në mitingun që pasoi kongresin e PS-së. Në mënyrë të përmbledhur kryeministri propozoi ndryshimin e kodit zgjedhor në mënyre konsensuale me mandatdjegurit, ashpërsimin e ligjeve për blerjen e votës dhe testimin e votimit elektronik, si garanci që opozita të futet në zgjedhje lokale.

Pastaj, ka shtuar ai, nëse Luli dhe Monika fitojnë qoftë edhe një bashki më shumë në 30 qershor, unë do tu ofroj si dhuratë zgjedhjet e parakohshne.

Në fakt, kjo ofertë nuk është aspak më shumë se një tallje për atë palë që po kërkon largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Arrnime të tilla Basha i provoi në marrëveshjen e 18 majit dhe ai e kuptoi i fundit, atë që të gjithë shqiptarët e dinin që më parë, se kompromisi për një betejë të ndershme nuk vendoset nga kolltuqet që zë në qeveri, por nga neutralizimi i pushtetit okult të Dakos dhe Avdylajve nga prerja e parave që hedhin oligarkët, nga balacimi i mediave të mëdha që i shërbejnë pushtetit.

Por, pavarësisht nga kjo, le të imagjinonim për një çast, se i gënjyer sërisht apo i blerë nga Rama, Basha e pranonte këtë ofertë. Le ta shfrenonim fantazinë dhe të besonim se ndryshimet ligjore kryeheshin, se opozita futej në zgjedhje lokale të ndershme dhe fitonte edhe një bashki më tepër.

Le ta shpinim logjikën në ekstrem dhe të përfytyronin se Rama do të bëhej ëngjëll, do ta mbante premtimin për zgjedhje të parakohshme dhe në fund, pas humbjes në to, do ta dorëzonte pushtetin.

Pra le të ëndërrojmë të pa ëndërrueshmen dhe pas saj të ngrejmë pyetjen: po shumica e shqiptarëve çfarë do të fitonin?

Ne këtë film e kemi parë, këtë histori e kemi lexuar pafundësisht.

Ne nuk kemi asnjë dyshim se banditët dhe oligarkët do të rendnin tek paradhoma e Lulit, se TV Klani do të merrte kthesën e radhës e do të rikthehej si pushkë e PD-së, se Viktoria Invest, Fusha apo Salillari do të vazhdonin të gëlltisnin punët publike.

Pra thjeshtë dhe si gjithmonë edhe nëse në rastin më të mirë do të kishim rotacion, as nuk do duhej të shpresonim për ndryshim.

Prandaj kjo na kthen sërisht tek akti radikal i opozitës për djegjen e mandateve dhe daljen nga sistemi. Po të ishte thjeshtë një lëvizje që do të ndryshonte karrigen e Bashës me të Ramës, ajo nuk do të kishte pikë kuptimi.

Propozimet e saj për largimin e kryerilindasit dhe qeverinë tranzitore, do të ishin shterp nëse ato katandiseshin në një ndryshim pushteti.

Ato kanë vlerë, jo nëse rrëzojnë Ramën, por nëse shërbejnë për të varosur modelin e tij, jo nëse prodhojnë një qeveri kalimtare, por një kabinet afatgjatë teknicienësh që duhet të ketë një hartë rruge të prcaktuar mirë.

Kjo qeveri e cila duhet krijuar me konsensus, duhet të ketë sa më pak ndikim dhe frymë politike. Ajo duhet ti ngjajë, pak a shumë, qeverive italiane që pasuan krizën financiare dhe shembjen e Berluskonit (edhe ai kishte fituar me vota).

Ajo duhet të ketë qëllimin primar shpëtimin e asaj që mund të shpëtohet nga reforma e përdhosur në drejtësi. Nëse kjo kauzë e përshëndetur nga shumica e shqiptarëve degjeneroi rrugës nga korruptimi që asaj i bëri një pushteti arbirar që po vendos ngado njerëzit e tij, ajo shumë shpejt do të rrezultojë një dështim i pakthyeshëm. Prandaj, për sa kohë të gjitha institucionet e saj të fillojnë të vihen në punë, në krye të ekzekutivit duhet të jenë teknicienë nutralë, sepse një pushtet personal, qoftë socialist qoftë demokrat, e varros atë. Për hir të kësaj fabule që u pikturua me ngjyrat e një revolucioni ia vlen sakrifikimi i çdo emri të përveçëm.

Kjo qeveri teknike, por jo shumë e përkohshme, duhet të hartojë një paketë antioligarkë, jo vetëm duke bërë të mundur prerjen e lidhjeve korruptive dhe miqësore që e gjithë klasa politike ka me më të pasurit e këtij vendi, por edhe duke studiuar e më pas neutralizuar të gjitha hapsirat ligjore përmes të cilave ata kanë përfituar deri më tani.

Kësaj qeverie teknike duhej ti jepej koha e nevojshme për të skicuar arkitekturën e një republike të re, ku asnjë kryeministër të mos jetë kaq i ploftuqishëm sa sot, ku liderët e parive të mos kenë monoloplin e listave të mbyllura, ku të mos pengohet me kleçka ligjore hyrja në kuvend e forcave të reja, ku parlamenti të fitojë më tepër pushtet ndaj shefit të ekzekutivit.

Vetëm pas këtij tërmeti që nuk kryhet në mënyrë blic, akti i djegjes së mandateve dhe i daljes nga sistemi do të kishte kuptim.

Vetëm në këtë mënyrë, të gjithë ata që e kanë mbështetur atë, mund ta ngrinin ballëlartë pyetjen: A nuk ia vlen sakrifikimi i një emri të vetëm, qoftë ky edhe Edi Rama, përpara gjithë këtyre?

Opozita nuk ka rrugë tjetër për ti dhënë kredibilitet pretendimeve të saj ektreme.

Dhe në një farë mënyre, këtë ia konfirmoi edhe vetë kryeministri me ofertën që i bëri nga kongresi. Ai nuk doli dot nga roli i dallaveraxhiut meskin, që s’ka ç’ofron më tepër sesa një pazar brenda pallatit.

Ai s’ka model të ndryshëm përpos atij të disa lëshimeve të vogla, nga të cilat, në rastin më të mirë fiton vetë dhe në rastin më të keq fiton Luli.

Sepse pas 21 vjetësh pa ndërprerje në pushtet, Edi Rama ka harruar të ofrojë zgjidhje që e lënë atë jashtë tepsisë. Kjo është thembra e tij e Akilit dhe prandaj ai duhet luftuar me modelin e një sistemi që e bën të pamundur rilindjen e mostrave të tilla.

24 komente në “Oferta e Ramës për opozitën, si tallje me shqiptarët”

  1. Dinamovit says:

    Ti nuk perfaqeson shqiptaret prandaj mos fol ne emer te tyre,fol per veten ose ne emer te shoqates se handikapateve qe ben pjese ate bej.

    1. Andila! says:

      Per ty qe je rrote bari po!
      Andila, shko pi nje tekila dhe eja tek vila!

    2. & says:

      Jo ky mund te flase vetem ne emer te gjyshit Hysni Kapo

  2. undefined says:

    DYSHUESISeriozisht i beson ky Andi keto qe shkruan apo po ben punen per te cilen paguhet dhe nxjerr te tilla brockulla

  3. Janig says:

    Ah mote nipi kriminelit Hysni Kapo
    Dhe djslii Hetuesit Medi Bushatp
    Spiun ngele
    Llapaqen
    E din veten te mencem.??

  4. Haku says:

    ..enderr, enderr….. thjesht zgjohu Andi.. thjesht zgjohu..

  5. Niku says:

    Andi, te ike pozita dhe ne zgjedhje te jete vetem opozita. A i fiton zgjedhjet opozita atehere?

  6. Turi says:

    Po e degjoi opozita kete ka marre fund. Nuk kam pare njeri me miop qe e sheh situaten nepermjet lupes se nje njeriu te egersuar. Ky njeri nuk ka konceptin e ekonomise, lojtareve politike, situates, pulsit te popullit. Ketij i ngeli goja “Rama Rama Rama…”. Nuk ka faj ai qe ju quan “Qimkadrij” se te jete per ju rri ne pushtet 30 vjet. Ju duket vetja si Don Kishote qe po mbroni nderin e Dylqinese. Po juve nuk ju intereson qe te bjere Rama se po tju interesonte do angazhoheshit ne menyra me aktive. Ju shkruani dicka qe te “merrni rrogen” aty ku e merrni. Kaq.

  7. votren says:

    Rr*t *ari. Edi Rama u beri oferte ashtu sic duhet te bente.Kujt i plasi nese Luli hyn apo jo ne zgjedhje.

  8. Emigranti says:

    Po pse more kelyshi i kurves i shtremberon faktet,Rama ju propozoje qe Lyli me Monen te shkruajne ligjin dhe parlamenti ekzistues ta miratoje. Prandaj more pervers i bllokut mos i shtrembero theniet o mender anal-ist ?????

  9. Alb says:

    Po pse po tallet mo. Kadri Hysni Rrumpalla o qen bir qeni.

  10. Niazi says:

    Je nje luftenxites stoik si Saliu ! Po ne gropen e zeze do biesh ti dhe miqte e Tu ! Rama eshte I ligjshem per SA kohe populli e voton! E pe sot PS ? Besoj te jane nxire syte me shume se Mones !

  11. katarakti says:

    Po, po, po. Zgjidhja e arte: qeveria teknike e tranzicionit! Dhe konsensusi PD- PS! Sa i zgjuar ky nipçja i Bllokut. Tani qe opozita kaloi ne koma, ky po perpiqet t’i jape pak oksigjen me qeverine teknike?! Sepse qeveria e Rames nuk qenka e mire, meqe nuk e dashka opozita bashke me Bushatin! Ah sa i di bytha ketij. Ky harron ose ben sikur harron me te rendesishmen: Nuk ka nevoje per asnje qeveri teknike! Partia Socialiste do i fitoje prape zgjedhjet se njerezit jane ne gjendje te bejne diferencen ndermjet Berishes, Bashes, Like Floririt dhe Kokemadhes me qeverine e udhehequr nga Rama. Demokraci do te thote sundim i shumices. Perse PD – LSI-se nuk i beson sot njeri?! Kesaj pyetjeje duhet t’i pergjigjet ky biçimi nga Blloku.

  12. Gimi says:

    Ti perfaqesone familjen e shokute Hisni,jo te shqipetareve o karagjose,qe ushqene familijen duke llapure me para qe nuk dihete nga vine.

  13. Kim says:

    Hahahaha ky eshte tamam si don Kishoti..sikur ka gjysmen e shqiperise me vete…edhe politika duhet bere sipas kendveshtrimit te Bushatit.
    Ky ka pjerdhur fare..eshte jashte realitetit

  14. Ha gjize andush says:

    O andush di gje kur do fillojne nderkombetaret presionin e madh tek maxhoranca???!!!!!

  15. Jimi says:

    E vertet, Rama tall bythen, por jo me shqiptaret, por me ata qe duan te tallin bythen me shqiptaret dhe qe meritojne me shum se kaq. Me Lulin , dylberin e Saliut, me Monen e piratpresidentit, pa tjeter edhe me ju keshilltaret e famshem te tyre. Dhe mire ben!

  16. 5 star ANDI says:

    Bravo ANDI nuk je servil i askujt

  17. Ylli says:

    ca I ke ba duke i mbushe mendjen si superman nje personi qe nuk ben per kete pune. O Andi mbushi mendjen shpejt te futet ne zgjedhje , se na more ne qafe me kete person dhe ate torrollaken tjeter qe smart vesh ku jeton. Se nje kategori si ju do na e beni peshqesh Ramen edhe 20 vjet.

  18. foti says:

    Te mendoja me te zgjuar o nipi gjyshit,te pa fjale shume dhe i biri dhelperakut te madh.Je bere si daulle e cjerre .Pa mend je krejt o ishitur.

  19. @ says:

    Analize reale dhe e pavarur nga emrat e pervecem te partive politike. Vecse zgjidhjen nuk e bejne dot shqiptaret, Ato qe shkruan Bushati mund te realizohen vetem nga nderkombetaret. Kete duhet te kerkoje populli. NIsur nga komentet qe behen ne shkrimet e Bushatit, duket qe ka shume shqiptare te cilet kane nevoje te piqen akoma..

  20. maximus says:

    sa te jene keta psedo-anal-istet aktive neper ekranet e tv-ve shqiptare, EDI RAMA do te fitoje gjithmone, nuk e di por mendoj se shumica e shqiptareve kur degjojne kete bushatin, qimin, lubonjen, shkullakun, gjokmarkaj, fahriun, e te gjithe b**th lepiresit e pd-se, nuk votojne kurre per pd-ne, kur i degjon keta me te vertete me neveriten, edhe sikur babain ta kisha ne pd kandidat per deputet, do te votoja per ps-ne., keta psedo-anal-istet jane shkaku kryesor i neveritjes se shumices shqiptare per pd-ne. kur do ta kuptoje lulushi kete gje, do kete dale ne pension.

  21. Tomi Trako says:

    Zoti Mero Mos ja both artikujt ketij plere sepse ndyn gazete. Me respect ngaUSA.

  22. Uomo qualunque says:

    Po pse more plera te rendomta nuk kundershton i me argomenta por merreni me biografine e autorit te shkrimit!? Pse nuk e pyesi veten sa kallezime penale ka bere ne prokurori rilindja per abuzimet e shpellareve ne administrat ? Kush e shpjegon pse Kosova qe ka nje buxhet 2 miliard dollar ka rrogat me te larta ne administrat se Shqiperia dhe karburantin qe e importante nga Shqiperia e ka 40% me te lire? Edhe pse nuk jam dakort 100% me te ashtuquajturin analist (mendimdhenes se analisti merret me studime, hetime faktesh, investikime, verifikime dhe ne fund e thot vet fjala pasi ka bere te gjitha keto ben analizen e fakteve te mbledhura) por ka shume te drejte qe qellimi i te gjitheve ne (qytetareve jo shpellareve dhe militanteve) nuk eshte qe mjaft te ket fituar zgjedhjet edhe ne menyre totalisht te ndershme qofshin ato pastaj te beje cfare te doi , te behet milione ai spiropali, veliaj, ahmetaj be qaj gjiknuraj dhe qershija mbi torte taulant balla. Mendoni njehere! Edhe pse nuk eshte e lehte per shume nga ju se keni marre nganje 20 mij lekshe per cdo votim apo ndonje vend pune 500 mij lekesh. Do te ishte me mire me nje ekonomi proporzionale me burimet qe zoteron ku vetem asistences per ata qe nuk kan mundesi per pune duhet te ishte 500 Euro? SI mund te ndiheni te perfaqesuar me nje kaste milioneresh natyrisht te zgjedhur me veten e popullit dhe me pasuri te fituar me djersij e ballit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje