Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar 1,300 pasagjerë të cilët kishin mbetur të bllokuar në një anije jashtë bregut perëndimor të Norvegjisë.
Policia në qarkun e More og Romsdal tha se anija pësoi defekt me motorin dhe të gjithë personat që ishin në bordin e mjetit lundrues u evakuuan në breg.
Agjencia e Shpëtimit të Detit në Norvegji tha se anija “Viking Ship” e cila zotërohet nga “Viking Ocean Crusies”, dërgoi një sinjal alarmi mes dallgëve të larta dhe erërave të forta.
Pesë helikopterë dhe disa anije shpëtimi u thirrën për të ndihmuar.
Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullon një vide teksa shihet se si nga lëkundjet e forta tavani i anijes i bie në kokë disa turistëve.
Nga incidenti është plagosur rëndë një burrë 90-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 70-vjeçe. (TemA)