Lobimi rus i PD, Basha jep llogari para drejtësisë: Jemi thirrur si persona që kemi dijeni për ngjarjen

25 Mars 2019, 10:43Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë sot llogari për 90 minuta para drejtësisë në lidhje me kontratat e lobimit rus nga ana e selisë blu.

Pasi dëshmoi në Prokurorinë e Tiranës ai deklaroi se Prokuroria po heton për deklarimet që PD ka bërë në formularët e vetëdeklarimit për shpenzimet në KQZ.

“Jemi thirrur si persona që kemi dijeni për rrethanat e hetimit. Dua të bëj të qartë se hetimi i hapur prej 1 viti e gjysmë bëhet sipas nenit 90 për çështjen e deklarimit të shpenzimeve në formularët e vetëdeklarimit në KQZ, nëse janë mbushur siç duhet apo jo.

Ky është hetimi, jo gënjeshtrat dhe shpifjet për të cilat qeveria i aktivizon sa herë i duhet. 

Ka më shumë se 6 muaj që kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Britania që vërtetojnë se asnjë demokrat nuk ka shkelur asnjë ligj, i kemi kërkuar prokurorisë t’i bëjë publike përgjigjet e ardhura që vërtetojnë se PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj”,- tha Basha.

Më herët Basha refuzoi thirrjen e parë të prokurorisë pas ardhjes së letërporosive nga ShBA lidhur me lobimin rus dhe kruedemokrati iku për një takim në Bruksel. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje