Lobimi me para ruse në SHBA, Basha thërritet sërish sot në Prokurori

25 Mars 2019, 09:05Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do te paraqitet sot në Prokurorinë e Tiranës, për dosjen e lobimit në ShBA.

Kujtojme se vetem pak dite me pare, teksa ishte protesta e opozites para Kuvendit dhe Basha ndodhej ne Brukses, ai refuzoi thirrjen e parë të prokurorisë pas ardhjes së letërporosive nga ShBA.

Basha e kishte konsideruar kërkesën e paraqitjes në prokurori për njohjen e akteve rreth hetimit për respektimin e ligjit në deklarimet financiare të Partisë Demokratike si të panevojshme, të pambështetur në ligj dhe të pa mbështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit.

Kreu i selisë blu bën të ditur se as ai dhe asnjë drejtues tjetër i Partisë Demorkatike nuk janë marrë nën hetim dhe nuk janë të pandehur në asnjë hetim, arsye për të cilën ata nuk ka nevojë të informohen dhe prokuroria nuk ka asnjë detyrim të informojë për të dhënat e verifikimeve që po bën.

Basha shpjegoi se zyrtarët e PD janë paraqitur në Prokurori për të dhënë shpjegimet e tyre që ndihmojnë prokurorinë në këtë çështje. Për këtë arsye, çmohet e panevojshme paraqitja sipas njoftimit të ardhur për njohjen me aktet.

“Fakti që një ftesë e tillë vjen 6 muaj pasi ju e keni marrë informacionin në fjalë dhe në një kohë kur ka filluar një fushatë keqinformimi me natyrën dhe ecurinë e hetimit në fjalë, na bën të mendojmë se veprimi juaj është bërë jo për qëllime hetimore, por për shërbime propagandistike politike.”-thuhet në letrën e Kryetarit të PD.

Duke vënë në dukje se “me thirrjen e panevojshme, keqinformuese dhe në një kohë të përzgjedhur politikisht, ju keni kompromentuar rëndë integritetin dhe paanshmërinë e hetimit”, Basha i kërkon Prokurorisë së Tiranës të distancohet menjëherë nga qendrime me prapavijë politike, si dhe të marrë të gjitha masat për të ndaluar në të ardhmen çdo lloj përdorimi për qëllime politike të hetimi.

1 komente në “Lobimi me para ruse në SHBA, Basha thërritet sërish sot në Prokurori”

  1. Qytetari i thjeshte says:

    Uauuu sa cudi! E uli bythen ky trimi i Sales, do shkoj te “informohet”
    Per hajer i qofte te heq kemben zvarre dhe ti marr me vete te gjithe me Sal, Like, Monen e Ramen!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje