Djegia e mandateve nga PD-LSI, ish-presidenti Moisiu: Kemi shembuj që parti të mëdha në botë janë zhdukur

26 Mars 2019, 21:44Politika TEMA

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar mbrëmjen e sotme vendimin e partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike, për të dalë nga Parlamenti duke djegur mandatet.

I ftuar në emisionin ‘Përballë’ të gazetarit Lutfi Dervishi, Moisiu u shpreh se PD është forca me e madhe opozitare, por ka shembuj në botë që dhe parti të mëdha janë zhdukur.

Sakaq, ish-presidenti ka theksuar se politikanët që u tërhoqën nga mandatet, duhet të krijojnë një klimë mirëbesimi me politikanët që kanë mbetur në skenë.

“PD forca më e madhe opozitare politike.

Por ne kemi shembuj në botë që parti politike janë zhdukur.

Puna është që pavarësisht se këta politikanë u tërhoqën, kanë detyrë për hir të kontributeve që kanë dhënën, të paktën të ndihmojnë për të krijuar një klimë mirëbesimi me politikanët që kanë mbetur në skenë”, ka thënë Alfred Moisiu.

6 komente në “Djegia e mandateve nga PD-LSI, ish-presidenti Moisiu: Kemi shembuj që parti të mëdha në botë janë zhdukur”

  1. Opinionisti i paanshëm. says:

    O Zoti Moisiu!
    Po ç’parti të mēdha janë këto?!
    Këta janë një “grusht” njerëzish të paaftë të çojnë vendin drejt progresit, por shumë të aftë për Interesat e tyre.
    Këto pë ” luftojnë ” për demokraci dhe interesa popullore janë antidemokratët dhe antipopullorët më “fanatik” që e “mjera” shqipëri ka parë…
    Këto janë TURP KOMBËTAR.

  2. gloria says:

    KY ESHTE BURRI DHE PRESIDENTI ME I SHKELQYER I KETYRE VITEVE…… KY NJERI DHE VETEM KY E MERITOI FJALEN PRESIDENT I POPULLIT E JO I PARTIVE…. JETE TE GJATE ZOTI PRESIDENT.

  3. Komentuesi says:

    Mire e ke thene o zoti Moisiu,por kuj ja thua? A marin vesh keta kafshet e pd-ke dhe te Lsi.Keta kane vetem nje objektiv,te shkaterrojne shqiperine,te mos behet reforma ne drejtesi dhe t’i shpetojne burgut per krimet qe kane bere.Respekt per ju zoti Moisiu.

  4. Henry says:

    Ky vllahu nxori koken se ka frike se mos dhe PS e marrin shqiptaret? Cobanin e moren duke luajtur domino dhe e bene president. Zemergjere deri ne pasens ne shqiptaret.Keta nuk I lene shqiptaret te ngrene krye. Nderkombetaret I mbrojne keto fare pakicash se I kane kusherinj.Ndaj na lane vendin me te varfer e te korruptuarin ne planet.Turp I tyre dhe fundi politik I tyre.

  5. pjeter says:

    Veretet qe jane zhdukur parti te medha ne te kaluaren e botes,si psh,demokracia kristiane dhe partia socialiste,ne itali.Ato e kane zanafillen e zhdukjes nga hetime e gjykime me denime perfundimtare te gjykatave,kurse ketu tek ne,eshte nje vetflijim i pa ndodhur me pare.Ndoshta era e keqe e dreqit qe po i afrohet,beri nje rruge e dy pune.Jam i sigurt se shqiptaret nuk do ta ndjejne mungesen e partive te personaluzuara te Saliut dhe Likes,dhe po nuk ndryshoi ne te ardhmen e afert,edhe PS-ja.Te fillojne te aplikojne ate forme demokracie brenda partive, e me pasq,te mund ta trasferojne ne nivel kombetar.

  6. like says:

    Ajo qe ka ndodhur me PD eshte the neverending story e popullit shqiptar. PD ishte nje force politike e imponuar nga forca te erreta politike, jopopullore te cilat i dhane nje mbeshtetje te fuqishme per te perçare vete popullin. shihet qarte tashme se ato Nuk Kane qene demokratike siç predikonin.

    historia na tregon gjithmone se e veshtire eshte te merret pushteti, por me pas sundimi eshte relativisht i lehte. shikoni ç`behet me vellezerit kosovare. nje shekull ne roberi serbe ne pamundesi te shkeputej pa nje force madhore siç qe lufta. njesoj ndodhi edhe me zaptimin turk, njesoj po ndodh edhe sot me roberimin e shqiptareve/arvanite ndaj te ashtuquajturve greker.

    do te duhet pra nje force madhore per te levizur regjimin sundimtar te PD, por me pas do te jete me i lehte sundimi i ardhshem. sido qe te jete, uroj te jete nje sundim demokratik i vertete, e jo diktatorial i tipit Turqi, Rusi, Serbi, apo Greqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje