Marku "dush të ftohtë" Krimeve të Rënda: Nga disa prej prokurorëve na vjen turp, mbani larg mediat nga hetimi

27 Mars 2019, 12:59Kronika TEMA

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka kritikuar ashpër disa prokurorë në Prokurorinë për Krime të Rënda.

Gjatë fjalës së saj në analizën vjetore të kësaj prokurorie, Marku tha se disa prokurorë kanë nxjerrë dokumente sekrete.

Më tej ajo tha se disa prokurë na kanë bërë që të na vijë turp që jemi prokurorë.

Por disa prokurë të tjerë nga radhët tuaj na kanë bërë që të na vijë turp që jemi prokurorë. E kanë keqpërdorur funksionin e ndjekjes penale, duke nxjerrë informacion, dokumentacion pa dashur t’ia dinë për rruajtje të sekretit hetimor apo për parimet bazë mbi të cilat duhet të ushtrojnë funksionin.

Duke u kujdesur të bënin këtë që nuk duhet të bënin, në fakt kanë harruar të bëjnë detyrën, të bëjnë hetime pro aktive aty ku duheshin kryer.

Disa nga çështje që keni pasur prej muajsh janë bërë tema në çdo debat televiziv, kryeartikulli i çdo media të shkruar dhe kanë trazuar politikën në vend.

Kushdo e  njeh këtë çështje, madje dhe me numra dhe kjo mund të jetë gjithçka, por jo një situatë normale.

Secili prej jush e di mirë se çfarë duhej bërë dhe nuk është bërë, sesi janë mbajtur çështjet nëpër sirtarë për tu përdorur për interesa të caktuara që ju i dini dhe i njihni mirë. Interesi duhet të jetë hetimi dhe zbardhja e ngjarjeve në të gjitha çështjet, të vjetra apo të reja.

Këtë duhet ta bëni me çdo kusht për të rivendosur dinjitetin e cënuar si dhe të bindni opinionin publik se ky është një organ kushtetues dhe hetimi dhe jo një supermarket ku çdo gjë ka çmim.

Në fillimet e saj prokuroria për krime të rënda ka qenë prokuroria më cilësore, por kjo ka ardhur në rënie për shkak të ndërthurjes që i është bërë punës me interesa personale.

Ju kërkoj të fokusoheni tek puna, të hetohen sa më shpejt çështjet që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë trazuar politikën në vend. Hetimi të jetë objektiv i pavarur dhe i gjithanshëm. Mbani larg mediat nga hetimi, gazetarët nuk janë dhe nuk duhet të jenë pjesë e grupit hetimor, ashtu siç po i trajtoni ju.

Mos lini pas dore hetimet pasurore në zbatim të ligjit antimafia, që për hir të së vërtetës lënë për të dëshiruar. Ushtroni funksionet tuaja me kapacitet të plotë deri në ngritje të SPAK. Krimi dhe korrupsioni duhen luftuar çdo ditë.“- tha Arta Marku. (TemA)

5 komente në “Marku “dush të ftohtë” Krimeve të Rënda: Nga disa prej prokurorëve na vjen turp, mbani larg mediat nga hetimi”

  1. jaho says:

    je zgjedhje politike ,je fatkeqsi per shtetin Shqiprate.

  2. Rrumpalla says:

    Po mirë moj kryeprokurore, pse nuk i hapni çështje penale për nxjerje sekretit hetimor gazetarucëve të tipit llap llap klodiana lala, që sle gjë pa nxjerr nga hetimet dhe bën edhe si një njohëse e madhe e ligjit, duke nxjerrë çdo gjë që i intereson kriminelëve, se sa për informimin e publikut, në as që duam tha dimë se si hetohen kriminelët, por vetëm si dhe sa dënohen. Jo informim nga prokuroria por nga gjykata.

  3. juri says:

    Prokurore e Pergjithshme Arta Marku bravo. Ke thene çdo gje qe eshte e vertete . Jane bere dosjet e krimeve te renda tema diskutimi nga klodiana lala me shoqe e shoke te cilet nuk kane mundesi te marin vete informacion por i marin ne prokurorine e krimeve te renda . jane bere prokuroret burime informacioni te gazetareve , eshte fatkeqesi . Ato qe ke thene jane shume te sakta. Pak e kuptojne se jeni nje grua e pregatitur dhe me integritet dhe jeni si nata me diten me adriatik llallen i cili pat krijuar nje klan mafioz ose grup te stukturuar kriminal me prokuroret e tije , por atyre dhe gazetareve te atyre nuk ju vjen mire .

  4. Maks Deliallisi says:

    Bravo e madhe Kryeprokurores se Republikes qe po punon fuqimisht ne luften kunder krimit te organizuar ndonese eshte rrethuar nga prokurore hiena dhe te paafte te emeruar nga politika e se shkuares. Respekt dhe admirim per kete grua trime.

  5. Romeo janku says:

    Kjo qe flet seshte asgje tjeter vec per te lare vetveten, sepse kjo eshte qe prandoj nje denoncim te rreme dhe te denohet i pafajshmi ? Kjo eshte qe ja dha dosjen Shqiponja Milles Vajzes se tezes ( qe eshte prokurore sot ne Shkoder ) per ta mbuluar kete mashtrim te pales tjeter qe eshte paguar para perpara se te behet prokurore e Shqiperise dhe mos u mburrni shume me te….. keto te gjithe duhen te nderrohen me themel n.q.se kerkoni drejtesi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje