Prokurori, Fatmir Lushi gjatë seancës dëgjimore në KPK
Trupa e KPK-së e përberë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Xhensila Pine, vendosi të martën të shkarkojë nga detyra të prokurori të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, Fatmir Lushi.
Shkarkimi i Lushit erdhi pasi KPK, konstatoi probleme me pastërtinë e figurës dhe pasurinë e prokurorit gjatë hetimit administrativ.
Fatmir Lushi ka kryer shkollën e Magjistraturës përgjatë viteve 2006-2009. Në vitin 2009, ai është emëruar prokuror i Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa në vitin 2014 është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit. Në janar të vitit 2017, Lushi u komandua drejtues i Prokurorisë së Fierit, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.
Sipas raportit të dorëzuar në KPK nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, prokurori Lushi është vlerësuar si i papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës, i dyshuar se ka favorizuar person nën hetim.
Në një rast subjekti dyshohet se kishte vendosur pushim të hetimeve pa kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa në një rast tjetër ai akuzohet se kishte lehtësuar të pandehurin për akuzën e plagosjes me dashje gjatë gjykimit.
Sipas KPK-së Lushi dhe familja e tij nuk kishin pasur të ardhura të mjaftueshme për të blerë një shtëpi me vlerë 5 milion lekë në Elbasan, ndërsa u tha se deklarimet e prokurorit në vite nuk kishin qenë të sakta.
Gjatë seancës dëgjimore, Lushi i kundërshtoi gjetjet e KPK-së dhe DSIK-së.
e si ka mundesi te shkarkohet ky prokuror te cilin e ka karakterizuar vetem ndershmeria,thjeshtesia dhe varferia.Ceshte ky raporti i Drejtorise se Sigurimit,qe i bere me spiunlleqe, si sigurimi i Enverit dje qe merr ne qafe njerezit e ndershem te drejtesise. A mos valle per te kaluar vetingun duhen para.Une e njoh mire Fatmir Lushin prej 15 vjetesh,i njoh sakrificat e tij,ndaj le te dale kush dhe te thote se ku e ka pasurine dhe ku qendron inkriminimi i ketij djali te thjeshte nga fshati. Turp per ate trupe qe merr ne qafe njerezit e ndershem te drejtesise. Turp e korrupsion i njerezve te vetingut.
ashtu eshte Naim,ke thene nje te vertete te madhe per prokurorin Lushi.Kam mendimin qe mediat dhe shtypi duhet ta verifikojne figuren dhe pasurine e prokurorit Fatmir Lushi dhe te bejne denoncimin qe te mos merren njerezit e ndershem ne qafe. Me duket se KPK eshte bere vete per te kaluar ne veting, se po vazhdoi keshtu mori fund drejtesia.