Doli në pension, mbyllet vetingu për Gjinovefa Gabën

25 Mars 2019, 19:04Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën mbylljen e procesit të vetingut për gjyqtaren pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, Gjinovefa Gaba dhe gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, Granit Qypi.

Në dy vendimet e publikuara në faqen zyrtare KPK-së thuhet se procesi për dy magjistratët ndërpritet për shkak se të dy kishin mbushur moshën e pensionit, duke lënë kështu detyrën.

Sipas KPK-së, vendimi për mbarimin e statusit të magjistratit të gjyqtarit Granit Qypi për shkak të mbushjes së moshës për pension e ka marrë Këshilli i Lartë i Drejtësisë(KLD) më datë 16 tetor 2017.

Një muaj pas këtij vendimi, më datë 17 nëntor 2017, KLD ka vendosur mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës për pension edhe për gjyqtaren Gjinovefa Gaba.

KPK arsyeton në të dyja vendimet se me daljen në pension të subjekteve, procesi i rivlerësimit nuk mund të vazhdohej.

“Organi publik deklaron të përfunduar procedurën administrative pa një vendim përfundimtar për çështjen, kur objekti për të cilin kishte nisur procedura apo qëllimi i tij është bërë i pamundur,” përfundojnë vendimet.

3 komente në “Doli në pension, mbyllet vetingu për Gjinovefa Gabën”

  1. ideali says:

    E gezofsh prene e vjedhur! Helm dhe vetem helm…

  2. Mimo Sorra says:

    Gjinovefa Gaba per cka gjykuar ne komunizem e demokrci meriton burgun.Gjynahet qe ajo me njerez te ndershem qe halli I conte ne deren e gjykates dhe pretendonin per drejtesi nga prokurorja e komunizmit dhe e koruptuara e periudhes pas komuniste nuk kapercehen me dalje be pension.Ajo e ka vendin me HELL.

  3. rexha 10 says:

    BRAVO .KESHTU GJYKOHET DHE VEPROHET ,.MJAFTO NJE RAPORTE MJEKSORE ,APO DALJA NE PENSION DHE TE ARRIN SHPREHJA NGA TRUPI GJYKUS ;TA GEZOSHE ATE QE KE KORRUR NE KETO VITET E VESHTIRA PA QEVERI E KONTROLLE .TE GJITHE NJE ZERI PARTI ……………… JEMI GATI SI PERHERE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje