Zjarret djegin 167 ha, Drejtori i Përgjithshëm i EC: E pazakontë. Bashkitë heshtin, bëjnë veshin shurdh

25 Mars 2019, 12:23Kronika TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka reaguar për rastet e zjarrit që kanë djegur qindra hektarë me pyje.

Në një deklartë për mediat, Çako u shpreh se prej datës 3 mars janë konstatuar 69 vatra zjarri, të cilat kanë djegur  167 hektarë. Këtë situatë ai e ka cilësuar të pazakontë, ndërsa shton se të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut.

MM dhe EC po  ndjekin me shqetësim situatën e pazakontë të ditëve të fundit. Dhjetëra vatra zjarri kanë përfshirë sipërfaqe të shumta, në disa njësi administrative në thuajse të gjitha prefekturat. Prej datës 3 Mars e deri më sot ,janë konstatuar 69 vatra zjarri, të cilat kanë djegur  167 hektarë. Për 22 ditë janë djegur sipërfaqe me kullota, pemëtari dhe  pyje, të konsideruara si zona të mbrojtura duke sjellë pasoja shumë  të mëdha si në ekonomi ashtu edhe në mjedis. Sipas analizës së EC kjo situatë është e qëllimshme. Të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut.

Me keqardhje vërejmë se autoritetet vendore mjaftohen vetëm me konstatimin e problemit apo kërkesat për ndërhyrje nga ajri. Autoritetet vendore heshtin, kur bëhet fjalë për marrjen e masave parandaluese për raste të tilla apo për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësive të shkaktarëve të zjarrit. Për të gjithë ata drejtues vendorë të cilët bëjnë veshin shurdh ju rikujtoj ligjin për “Për emergjencat civile , “Ligjin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi”, si dhe të gjitha akteve të tjera ligjore dhe nënligjore

Pushteti vendor është përgjegjësi direkt për  organizimin e masave parandaluese, ruajtjen e sipërfaqeve pyjore dhe kullotave dhe identifikimin e vatrës fillestare dhe autorëve me përgjegjshmëri maksimale.

Të gjitha strukturat shtetërore, institucionet e pushtetit vendor dhe komuniteti, jo vetëm që duhet të kontribuojnë në parandalimin dhe eleminimin e këtyre fenomeneve, por edhe të denoncojnë në kohë, të gjithë autorët e zjarrvënies .Çdo neglizhencë në këtë drejtim ju ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë, pasi rrezikohen të krijohen precedentë të rrezikshëm që cënojnë sigurinë e komunitetit dhe pasurisë së përbashkët kombëtare. 

Thirrje punonjësve të administratës vendore apo qendrore si dhe qytetarëve që të denoncojnë në numrat 112, 129 si dhe në nr. +355 69 411 0198 të Qendrës Kombëtare të Emergjencave Civile. kërkojmë nga Policia e shtetit dhe Prokuroria  një bashkëpunim më efikas në identifikimin, ndalimin dhe arrestimin e të gjithë autorëve të zjarrvënieve me dashje dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Strukturat e EC dhe MZSH në bashki dhe prefektura duhet jo vetëm të angazhojnë kapacitete e tyre, por edhe të sensibilizojne e  ndjekin në kohë marrjen e informacionit në fazën fillestare të konstatimit të vatrës së zjarrit. Strukturat e EC dhe MZSH në bashki dhe prefektura të angazhojnë të  gjitha strukturat,institucionet, vullnetarët dhe komunitetin”- tha Çako. (TemA)

1 komente në “Zjarret djegin 167 ha, Drejtori i Përgjithshëm i EC: E pazakontë. Bashkitë heshtin, bëjnë veshin shurdh”

  1. Alban says:

    Po ky eshte populli kanibal anti-shqiptar. Ku i rruhet atyre per pyje e mjedis, kur mund te tjetersojne token per ndertime e toka bujqesore. E pastaj leket qe bejne nga marrja e paligjshme e tokes, i harxhojne duke kuruar veten nga kanceri ne Tirane. Sepse dihet kush pret peme e gjelberim, mbjell kancer, ashtu sic eshte mbjellur gjithe keto vite ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje