Arkitekti dhe aktivisti i njohur Artan Shkreli ka denoncuar hakimin e llogarisë së tij në rrjetin social Facebook.
Përmes një njoftimi, ai ka shkruar se persona të paautorizuar kanë ndërhyrë në profilin e tij duke publikuar disa postime radhazi.
Shkreli kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, teksa apelon se po përgatitet për ta vendosur nën kontroll.
“Miq, ju kerkoj ndjese per postime qe mund te vijne nga adresa ime e fb. pasi jam hackeruar.
Eshte e dyta here qe ndodh brenda nje harku te shkurter kohe.
Mos konsideroni asnje postim te pas ores 15.00.
Nderkohe po perpiqem te rregulloj situaten qe sic duket nuk eshte dhe aq e thjeshte.
Flm per mirkuptimin!”, shkruan Shkreli. (TemA)