Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë blof kryedemokratin Lulzim Basha.
Referuar punës së saj kërkimore, Prokuroria deklaron se objekt i hetimit është vërtetësia e shpenzimeve monetare të kryera nga subjekti politik PD në fushatën elektorale të vitit 2017.
Sipas hetimeve, konkludon se PD ka deklaruar vetëm shumën prej 25 000 dollarësh dhe ka fshehur shumën prej 650 000 dollarësh.
Ndër të tjera prokuroria njofton:
“Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë janë marrë në pyetje ditën e sotme me datë 25.03.2019, shtetasit Lulzim Basha, Gazment Bardhi, Ilir Dervishi, dhe Arben Ristani.
Duke marrë shkak interesimin e medias për hetimin që po zhvillohet bëjmë me dije se objekt i hetimit është vërtetësia e shpenzimeve monetare të kryera nga subjekti politik PD në fushatën elektorale të vitit 2017.
Nga hetimi kanë rezultuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka një diferencë thelbësore mes deklarimeve të bëra zyrtare për shpenzimet e bëra nga subjekti PD, dhe shpenzimeve reale që ky subjekt ka bërë.
Ky subjekt ka deklaruar vetëm shumën prej 25 000 dollarësh, dhe nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650 000 dollarësh.
Sipas akteve të ardhura nga letërporositë, e mbërritura nga SHBA-ja dhe Skocia rezultojnë në mënyrë të qartë pagesat e bëra dhe të padeklaruara, çfarë nënkupton se subjekti PD nuk ka bërë asnjë deklarim për këto pagesa në kundërshtim me ligjin.
Marrja në pyetje e shtetasve të mësipërm është një proces normal në rrjedhën e zhvillimit të hetimeve dhe në kohën e çmuar si të përshtatëshme në raport me provat e administruara.
Nga provat e administruara në dosje rezultojnë të jenë kryer dy pagesa në shumën prej 650 000 dollarësh për efekt lobimi në SHBA, të cilat nuk janë deklaruar ligjërisht nga subjekti PD.
Njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga një shoqëri e huaj dhe konkretisht Biniatta Trade. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë garanton hetim objektiv dhe të paanshëm në lidhje me këtë çështje, duke u bazuar në prova dhe në ligj, si dhe të pandikuar nga deklaratat mediatike”, nënvizon prokuroria. (TemA)
Në këtë deklaratë nuk bëhet i qartë thelbi i problemit. Pra, a është e vërtetë se Basha ka dijeni për këto deklarime të kompanisë lobuese për shumat në favor të saj për punën lobuese të bërë për PD, apo kompania, pa dijeninë e Bashës dhe PD, i ka deklaruar ato formalisht si shpenzime për punën në favor të PD për të qënë brënda ligjërisht në USA?
Sa i takon mosdeklarimit korrekt të shpenzimeve në KQZ, siç bënë të ditur deklarata e mësipërme,kjo është diçka e zakonshme dhe mjaft zbavitëse tek ne, pasi dhe fëmojët e dinë se askush nga partitë politike në këtë vënd nuk i deklaron korrekt shpenzimet e saj.
@Malo Kanina:
Ne paragrafin e pare ke te drejte. Per te te mbeshtetur them qe ka dhe shume pyetje te tjera. PSH cdo te thote “leterporosi” nga Amerika? A eshte per te qartesuar problemet e Amerikes, apo per te hapur dosjen per Bashen. Ketu jemi ne eresise te plote sepse dokumentat orgjinale nuk botohen. Detyrimisht nuk del e qarte ne se Prekuroria jone ka hapur ceshtjen penale ndaj Bashes, apo thjesht pyet Bashen per interes te Amerikes(Muzin). Njoftimet nga prokuroria, per mendimin tim nuk jane fare profesianale. Kjo mund te jete edhe dobesia eshtypit tone qe lajmet nga Prokuroria i paraqet si zyrtare, kur ato mund te jene thjesht deklarata te personave jo te autorizuar. Po keshtu edhe nga deklaratat e Bashes nuk kuptohet asgje. ai mundohet te thote sikur Basha ka hapur ceshtjen kunder Muzin ne Shqiperi dhe nga ana tjeter nuk pranon te veje ne Prekurori. Domethene nje rrumpalle e vertete.
Ne pjesen e dyte te reagimit tend, mohon pjesen e pare. Duket sikur thua qe Basha ka bere lobim ne Amerike dhe thjeshte nuk i ka deklaruar ne formularet zgjedhor ne Shqiperi. Kjo me le nje shije te hidhur se mundohesh te mbrosh Bashen nga te dy anet.
Problemi eshte me i thjeshte: A ka lobuar PD gati 1 miljon dollare apo jo ne Amerike ? Ne qofte se jo, per Bashen ka lehtesira. Ne rast se po situate e Bashes veshtiresohet. Pyetja e pare eshte se ku i ka gjetur keto pare. A jane pare nga Putini apo thjeshte te paguara nga PD ne offshore. Edhe ketu lindin pyetje te tjera. Neqoftese jane paguar nga PD ne offshore, del qe paret jane “larje” qe ben PD te pareve te Shqiptareve. Ne rast se ato pare i ka paguar Rusia per interes te PD, ketu situate eshte alarmante…..
Faleminderit per perpjeke per te perdorur llogjike….
Zoti Dikush!
Natyrisht, ju e keni më se të qartë, që, si rregull, shtypi tek ne për mision ka të krijojë mjegull. Kjo, jo vetëm për propagandë në favor të një force politike, por më keq akoma, për të mbuluar të vërtetën. Është për këtë arsye, që gjithça thuhet në deklarimin e mësipërm duket thjesht një shmangie nga thelbi i problemit. Zoti Basha, mbështetur në ligjet amerikane, ka të drejtë të lidh kontratë me një kompani lobuese amerikane në favor të qëllimeve politike të partisë që drejton. Deri këtu çdo gjë është e qartë. Ajo që hedh hije të rënda dyshimi është burimi i të ardhurave për të paguar kompaninë për punën që ka kryer. Ku i ka gjetur Basha këto para dhe përse nuk i ka deklaruar në KQZ? Kjo padyshim është pyetja kryesore. Por është për ne, për organet tona të drejtësisë. Ndërsa dejtësia amerikane, e cila është duke hetuar kompaninë lobuese të Nik Muzin, do të dijë vetëm nëse Basha ka dijeni për këto pagesa që Muzin thotë në deklarimin e tij se janë bërë nga PD, apo kjo kompani lobuese e ka bërë këtë deklarim pa dijenin e PD. Nëse Basha deklaron saktësisht çfarë di, ndihmon jashtë mase hetimet që zhvillohen në amerikë për kompaninë lobuese dhe lidhjet e saj me rusët. Nëse ai hesht ose bënë sikur nuk ndjen detyrim të deklaroj rreth ketij problemi, Zoti Basha, besojmë, nuk është aq i marrë sa të mos ketë të qartë pozitë e vështirë ku e vendos vehten.
Sa për deklarimin tuaj se unë indirekt lë të kuptohet sikur e mbroj Bashën me mënyrën time të të gjykuarit, të jeni i bindur zotëri, se mua me Bashën vetëm ajri më bashkon dhe asgjë tjetër.
Ja kushe eshte Lul Basha,nje hajdut me çizme.Ka goje dhe flet ky maskara per te tjeret kur vete eshte i dhjere deri ne kryqe.
Prokurori, me ben te qesh.. Deklaron qe eshte shkelur ligji (ne kundershtim me ligjin the).. Kush do mbahet pergjeqes?!?! Keshtu me cdo ceshtje, evidentoni qe eshte shkelur ligji por nuk I ndiqni penalisht deri ne fund..
kto jan fakte qe prokurorija mund ti marri si te pandehur dhe mos te zjatet
Malo Kanina…shko ne Kanine per ndonje mish qengji. Nuk je per analiza ti, se ja fut..”si kau peles”.
Mos do ishte më mirë, i dashur John, t’ja fusje “si kali pelës” për atë ç’ka flitet, sesa të harxhoje kotë energjitë duke më fyer mua?
Lulka ia hodhi me raport mjeksor se ishte me grip dikur per mbi 200 milone € . Tani per 650 mije € i duket habi qe e shqeteson prokuroria.
Hetimi ska mbaruar.
Variete nga estrada Albaneze. Pasi po u japin shfaqje premiere “Reforma ne/pa drejtesi , shqiptaret po shijojne frytet e kesaj pranvere “arabe”. Para ca kohesh prokuroria therret Lulin per informacion ne lidhje me leterporosine nga Fbi, e gjykatat Amerikane. Ky nuk shkon. Madje kercenon pushtetin e trete si te kapur nga pushteti i dyte (ekzekutivi ). Çfare ndodh? Ndodh qe ky pushteti qe po reformohet , nga frika se mos Basha nuk paraqitet, ndrron strategji, e therret ate (Lyl-i , ne cilesine e deshmitarit. Kjo jo vetem qe te ben te ulerasesh, po eshte ti thuash “pirdhuni “me gjithe reforme e me gjithe dreqi e shejtani. Tani nje gje eshte si drita e diellit. Kur prokuroria te çon nje fletethirrje, nuk ka perendi qe ta kundershtoje, qofte ky president, kryeminister, ne Amerike, France apo gjetke. Kurse keta tanet gjejne menyra djallezore per ta marre ne pyetje Lulin, Berishen, apo Ristanin bashke me kazanin. Ne s’denjon te paraqitet, merre me polic mor shtet kartoni qe s’jeni tjeter. Po Franca ka marre presidente nen hetim. Amerika, Italia, Gjermania, Izraeli, etj, kane marre nen hetim figura te larta shteterore. Kane shkuar vete, pa bere geg-mek. Vetem ke ne bastardet sfidojne ligjin. E di çfare ka nevoje ai vend e ata njerez te mbrapshte? Giotinen si ne kohen e Robespierit. Ndryshe nuk behet ai vend. Ekzagjerim? Ndoshta ! Po ka nje handikap me ne si komb. Ne nuk kemi bere ndonjehere revolucione. Popull primitiv. I kalojme sistemet ne menyre eksperimentale. Prandaj edhe keta perfitojne nga ky boshllek fiziologjik. Keshtu kane bere edhe ne kohen e sumperpjeteve ( Turkut). Keshtu vazhduan edhe kur u shkeput en. Kush te zhvase e kush te dale mbi ligjet. Te gjithe regjimet. Ketyre u ra llotaria ne dore. Moren pushtet pa kurrfare lidhje me ligjin. Ligjet, ato qe ishin, i zeruan, dhe o burra kush te kapi tepsine. Problemi i ketij delirit shqupist, nuk eshte vetem shperdorim paraje publike. Kjo lidhja me Ruset eshte me e rende nga sa mendohet. Personalisht shpresoj qe , ne mos drejtesia jone, te pakten ta marrin amerikanet. Ashtu si dine ata, kur behet fjale per interesa qe cenojne sigurine e tyre nacionale.
E ndoqa me vemendje intervisten e Bashes pasi doli nga prokuroria dhe fiksova dy fjali te tij (verifikojeni ) ,1-“….hetimi eshte kerkuar nga ana e PD-se ” (?????) dhe 2-“…. i bejme thirje prokurorise qe te beje publike leterporosite e ardhura nga SHBA dhe UK…”. Ne momentin qe prokuroria i beri publike sipas kerkeses se Lulit,sulmohet po sot nga PD-ja ! Mendimi im eshte se ata nuk kane limit hipokrizie dhe as skuqen e as zverdhen edhe kur e dine se qeshet dynjaja me rrenat e tyre diten per diell.