Rama i kërkon ndjesë gruas së larguar nga puna: Më vjen shumë zor, përgjegjësia e Qeverisë, por xhelatët e tu janë ndëshkuar

27 Mars 2019, 12:59Sociale TEMA
Rama i kërkon ndjesë gruas së larguar nga puna: Më vjen

Në takimin e radhës me qytetarë, që kanë gjetur zgjidhje pas denoncimit të rasteve të tyre në platformën e bashkëqeverisjes, ka qenë edhe një vlonjate e larguar nga puna, si pjesë e administratës së ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Ajo tregoi kalvarin që kishte hequr nëpër gjyqe, e vetme, pa avokat, për vite, deri në ankesën në platformë, e më tej në vendimin final të gjykatës për rikthimin në detyrë dhe pagesën për gjithë dëmin e shkaktuar.

Pas fjalës së gruas, Rama nuk mohoi të pranonte se i vinte shumë zor nga e gjithë sa kishte ndodhur.

Rama: Nga Vlora je?

Gruaja: Po

Rama: Më vjen shumë zor që ka ndodhur kjo gjë se jam deputet i Vlorës, dhe nuk kemi kujt t’ja hedhim fajin, përgjegjësia është direkt e Qeverisë, një e metë jotja është që nuk e ke bërë më përpara këtë kërkesë se platforma ka kohë që ekziston dhe duhet të kishe marrë më shpejt përgjjgje.

Unë të siguroj që shkaktarët e kalvarit do ndëshkohen, drejtori apo drejtorët që të kanë mohuar të drejtën dhe të kanë persekutuar në kuptimin më të plotë të fjalës do largohen.

Gruaja: Janë larguar

Rama: Epo mirë kjo tregon që edhe pjesa tjetër që them është e vërtetë, që kur fitojnë viktimat e abuzimit të administratës ndëshkohen xhelatët dhe më vjen shumë mirë që xhelatët e tu janë larguar.

17 komente në “Rama i kërkon ndjesë gruas së larguar nga puna: Më vjen shumë zor, përgjegjësia e Qeverisë, por xhelatët e tu janë ndëshkuar”

  1. Al says:

    Hihihi….gallate…Edi ke administraten dhe drejtoreshat me injorante qe nga koha Tanzimatit…jane prerja jote…fix

  2. Loni says:

    Qe ti kthesh te gjithe duhet te heqesh Freshiste, Lsi stat e konvertuar me leke….nuk e ben dot….ndaj vazhdo spektaklin

  3. Lumi says:

    Administrate jone zullumqare ka shume te meta. Por Rama eshte kryeministri qe reagon pozitivisht, kerkon falje publike per kusuret e administrates.

  4. Teofik says:

    Kam gruan me shkollë te lartë ekonomiste e kan hequr nga puna 4 vjet me pare padrejtesisht .Ka fituar gjygjin ne gjykatën administrative .4 Her i kam shkruar portalit Shqiperia qe duam dhe nuk kam marre pergjigje .Jam socialist e nuk mund t’a takoj Edi Ramen ose Olta Xhacken ku ka punuar gruaja.Gruan e kam 55vjece e nuk e merr kërkush ne pune e si pasojë e saj po ngel pa pension Mire kjo grua e gjeti zgjidhjen po si te veproj un Tani kerkojne votat për zgjedhje lokale .Me ken ma i ri do kisha ik jashte e do e kisha lan kete vend pa drejtesi

    1. Stomatologu says:

      Po vete me shkolle te mesme je apo pa shkolle fare ,se konstatoj qe te shkruajturen e qake!Sa per rini ka tipa si puna jote qe nuk plaken kurr.

  5. Opgj says:

    Lëri dënglat shiko ku e ngrirë Gjiknuri që na ka bërë zullum të gjithëve.Ashtu si e bërë për Ritkën Bolen.

  6. Zigur Qarri says:

    !!!
    Hahaha….ky mashtruesi nuk luan rrolin e karagjozit,por eshte karagjoz.Vlera qe Qeveria mafioze e “rilindjes” ka demshperblyer
    personat e largaur padrejtesisht nga puna,kap shifren 150 milion Euro.Imagjinoni sa persona jan flakur tej,dhe as 0,1% nuk jan
    jan kthyer perseri ne vendin e punes.Imagjino sa xhelate te”rilindjes” duhen ndeshkuar.ky karagjozi thote xhelatet jan larguar,kur
    vete Edvin Droga dhe Erion Makiaveli,kan dhene urdher per largimet nga puna te milianteve te PD-s dhe atyre pa Parti,per ti
    zevendesura me militantet e PS-s.”Sapo u zgjodh kryetar Bashkie Erion Veliaj, në Ujësjellës nisën largimet masive nga puna.
    Në vitin 2015, ndërmarrja nga rreth 1800 vetë që kishte,mbeti vetëm 845 punonjës, një numër relativisht i ulët nga sa kishte
    regjistruar ndër vite.Çfarë ndodhi më pas? Një raport i Entit Rregullator të Ujit zbulon se pas largimit të të punësuarve, në
    Ujësjellës nisën të shtohen punonjësit vit pas viti.Nga 1800 vetë,bisturia e Veliajt kishte operuar mbi 1 mijë punonjës.Në vitin
    2016 numri i punonjësve arriti në 1290 të tillë. Brenda vitit ishin shtuar 445 vetë.Në vitin 2017, u shtuan edhe 475 punonjës
    të tjerë, një shifër që e rikthen numrin e punonjësve sërish në nivelet ku e gjeti Veliaj, para se të niste reformat e tij radikale.
    Aktualisht Ujësjellësi ka 1764 punonjës, pra sipas shembujve që merrte Veliaj, në Ujësjellës ka më shumë punonjës se ç’ka policë
    në Tiranë apo ushtarë në Elbasan dhe Në Durrës”Eshte denuar xhelati Erion Makiaveli?Eddvin Escobari jo qe nuk e ka ndeshkuar,
    por e kandidoi perseri ashtu si beri me Rroshin me pese emra dhe i denuar tre here.

  7. Kanina e ismailit says:

    Ahahaha..O c,’je per te qire te zonjen me gjithe qen more i biri JANULL KOLERES…more DOBIC ORATOR,PLERE PSIQIKE E PA RECIKLUESHME, PERSE NA BEN NAIVIN SIKUR NUK DI GJE SE CFARE NDODHE NE SHQIPERI….!!!DERGOI ZAGARET E TU NE CDO ISTITUCION SHTETEROR DHE SHIKO SE CBEHET…TE NA RRUASH TI MORE CORAPEKUQ SE TE TJERAT JEMI MESUAR ME TEPSIN BOSH…..

  8. Profesori nga Vlora says:

    Propaganda me e mire e nje qeverie eshte puna e saj. Mqs nuk ka pune ka propagande dhe spektakle qe kane arratur nivele qesharake. Me vine turp per voten qe kam dhene ne 2013 per PS. Administra eshte e kalbur dhe e paafte, eshte totalisht militante. Ky i madhi kerkon falje, ky eshte kulmi; nderkohe qe porosite jane te qarta qe as punesim nuk do te behet pa miratimin e deputeteve te zones, kryetareve te partive. Qeveri turpi, qeveri qe do zhdukur nje ore e me pare.

    Faleminderit paraprakisht per publikim e komentit!

  9. Zigur Qarri says:

    Hahaha….ky mashtruesi nuk luan rrolin e karagjozit,por eshte karagjoz.Vlera qe Qeveria mafioze e “rilindjes” ka demshperblyer
    personat e largaur padrejtesisht nga puna,kap shifren 150 milion Euro.Imagjinoni sa persona jan flakur tej,dhe as 0,1% nuk jan
    jan kthyer perseri ne vendin e punes.Imagjino sa xhelate te”rilindjes” duhen ndeshkuar.ky karagjozi thote xhelatet jan larguar,kur
    vete Edvin Droga dhe Erion Makiaveli,kan dhene urdher per largimet nga puna te milianteve te PD-s dhe atyre pa Parti,per ti
    zevendesura me militantet e PS-s.”Sapo u zgjodh kryetar Bashkie Erion Veliaj, në Ujësjellës nisën largimet masive nga puna.
    Në vitin 2015, ndërmarrja nga rreth 1800 vetë që kishte,mbeti vetëm 845 punonjës, një numër relativisht i ulët nga sa kishte
    regjistruar ndër vite.Çfarë ndodhi më pas? Një raport i Entit Rregullator të Ujit zbulon se pas largimit të të punësuarve, në
    Ujësjellës nisën të shtohen punonjësit vit pas viti.Nga 1800 vetë,bisturia e Veliajt kishte operuar mbi 1 mijë punonjës.Në vitin
    2016 numri i punonjësve arriti në 1290 të tillë. Brenda vitit ishin shtuar 445 vetë.Në vitin 2017, u shtuan edhe 475 punonjës
    të tjerë, një shifër që e rikthen numrin e punonjësve sërish në nivelet ku e gjeti Veliaj, para se të niste reformat e tij radikale.
    Aktualisht Ujësjellësi ka 1764 punonjës, pra sipas shembujve që merrte Veliaj, në Ujësjellës ka më shumë punonjës se ç’ka policë
    në Tiranë apo ushtarë në Elbasan dhe Në Durrës”Eshte denuar xhelati Erion Makiaveli?Eddvin Escobari jo qe nuk e ka ndeshkuar,
    por e kandidoi perseri ashtu si beri me Rroshin me pese emra dhe i denuar tre here.

  10. olimpia says:

    Nje njoftim per z.RAMA.
    Mbas vizites ne Itali XI JIPING, presidenti kinez ,jam i sigurte qe e ke degjuar ,ishte ne Paris .Dhe a e di sec ndodhi ….Nje marreveshje ku Kina blen AIRBUSET FRANCEZE DUKE SHPENZUAR 30 MILIARDE DOLLARE .Por pershtypje beri gjesti i Macron..me tere xhentilencen franceze i puthi doren zonjes se pare kineze ,kolonele dhe kengetare e famsheme .Nderkohe qe nje jave me pare francezet u …terhiqnin…vemendjen kusherinjve italiane …kujdes nga Kina …Ndersa ne ,te zhytur ne servilizmin tone …me aleatet strategjike…zgjohemi ne mes te nates se mos ndonje ambasador merr ne telefon …se mos dikush na terheq vemendjen …kujdes kinezet…Por keta te fundit tashme nje superfuqi e plote ,nuk merren me me politike dhe ideologji ,por thjesht me ekonomi .Cila eshte keshilla…leri politikat e medha ,leri shout mediatike ,mos humb kohen me pergjigje te cilat duhet ti japin hallkat e shtetit.Ne vend qe te shkosh ne PARIS apo BERLIN kater dite per lobim ,…zhduku…nja 10 dite ne SHENXHEN.BESOJ SE IA KE DEGJUAR EMRIN…Zeru deren menaxhereve te shumkombeshve gjigande dhe perpiqu te terheqesh investitore per ngritjen ne Shqiperi te nje zinxhiri prodhues hitech te informatikes dhe elektronikes ,Do te mund te ringrije industrine moderne ,do te krijoheshin mijra vende pune ,do te frenoje largimin e rinise ,do te vije ne levizje edhe dege te tjera prodhuese dhe mbi te gjitha do te ngjallje me shume besim ne te ardhmen .Dhe ne se perendimi do te shikonte kinezet qe investojne ,do te nxitohen te hapin bisedimet ashtu sic vepruan me SERBINE dhe MALIN E ZI .Z. RAMA duhet te kuptosh se kinezet jane te gateshem te investojne ne Shqiperi ,aresyet jane te shumta ,besoj se i kupton ,nderkohe qe sot miliardat e Kines po shkojne kudo ne bote ,nga vendet super te pasura ne vendet me te varfera .

  11. Shkezen Haxhia says:

    Na cave trapin me kete portalin e bashkeqeverisjes. Mos e perdor me tutje per politike se do te kthehet ne bumerang. Ne zyren e bashkeqeverisjes marrin pergjigje ca ngordhalaqe per probleme qe nuk te prishin asnje lloj pune ty dhe atyre qe ke vene aty. Pse nuk kth epergjigje per legalizimet qe nuk behen se duan para drejtuesit e ALKUIZNI-t duke marre ryshvet deri ne 10 mije euro per banese,pse nuk kthe pergjigje per drejtoret e emeruar pa konkurs si ne shendetsi ,arsim e tatime e dogana,pse nuk kthe pergjijge per tenderet e pista qe fitojne njerezit e tua,.Pse kujtojme se ne hame bar e nuk e dime grinjen brenda klanit tend vetem per tendere e poste qe kane leke. Mjft me o tellalli Rama se nuk te beson kush.DFo e shohesh se si do ta jape pergjigjen populli ne kete zgjedhje.

  12. EJ says:

    Po ku ka qeveri dhe politikanë në Shqipëri…
    Këta janë të gjithë ‘biznesmenë’ e trafikantë miliardera. Nuk u ngopën duke ngrënë 30 vjetë.
    Shkarkojnë njerëz hallexhinjë nga puna dhe marin të tjerë hallexhinjë në punë €7000 për kokë.

  13. Adrija Hetovic says:

    Or qurrash i rilindjes…
    Mos zbatimi i vendimeve te gjykatave tregon nivelin e drejtesise, te respektit per ligjin, per respektin e te drejtave te njeriut…. Po ju nuk ju shqeteson me asgje…. Ndaj dhe fshesa do bjere mbi kokat tuaja dhe te te gjithe klases Politiker ne vene….

  14. Josifi says:

    Kërcënimin për largim nga puna e kam provuar edhe unë si specialist në administratë.Në një rast edhe më kanë pushuar sepse nuk firmosja punë me shkelje ligjore. Çudia është se kjo më ndodhte ngaqë nuk kisha testë partie dhe miq për tu punësuar!Mbijetova deri sa dola në pension! Keqardhje për administratën që kemi!

  15. Tani says:

    Ky lajm nuk eshte propagande dhe keta qe komentojne ketu nuk jane militante te partise..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje