A do kandidojë Gjergj Bojaxhiu këto zgjedhje për kryetar bashkie, përballë Veliajt?

28 Mars 2019, 09:10Politika TEMA

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, ish-kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Gjergj Bojaxhiu ishte një nga të ftuarit e puntatës së radhës së “Soiree” me Jonida Shehun.

Shumë pranë mbylljes së emisionit, teksa astrologu Jorgo Pulla po bënte parashikimin lidhur me shenjat e horoskopit u hap tema e zgjedhjeve lokale të këtij viti.

Pyetjes nëse do të ketë një kandidaturë të Gjergj Bojaxhiut për këto zgjedhje, ky i fundit iu përgjigj: “Nuk kam në plan të jem aktiv në politik, por kam disa plane për veten këto zgjedhje!”

Nuk e dimë nëse ky ishte pohim apo mohim, por çështja mbeti e hapur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje