Erion Veliaj: Rama është shoku dhe partneri im në këtë rrugëtim politik, dikush që më ka promovuar dhe mbështetur

28 Mars 2019, 21:19Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Opinion” është shprehur se marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama janë shumë të mira.

Veliaj theksoi se Edi Rama është një nga njerëzit që e ka mbështetur në punën e tij në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Është jo vetëm shefi, por edhe shoku im dhe partneri im në këtë rrugëtim politik, dikush që më ka promovuar, dikush që më ka mbështetur në ditët e mia më të vështira, larg edhe brenda syrit të medias dhe dikush që më ka mbështetur në një vendimmarrje jo të lehtë në Bashkinë e Tiranës. Nëse ka pasur komunikim të tillë për sondazhet ka qenë Edi që më thotë: Lal, shi sa mirë ia kemi dalë, jepi gaz e shih punën”, theksoi Veliaj, ndërsa komentoi edhe çështjen e rikandidimit të tij për një mandat të dytë.

“Unë dhe kryeministri e kemi shumë të qartë këtë mision. Kemi refuzuar, dhe kemi bërë një plan, që ne me idiotësi, me thashetheme dhe me gjithë diversionet që bëhen nuk do merremi. Pse? Sepse dita ka 24 orë, nga të cilat një kohë e ke në familje, dhe tjetrën e ke në punë. Nëse ne vazhdojmë merremi me çdo idiotësi, për sa kohë Partia Socialiste doli dhe tha kur të mbajmë Kongresin do të shpallim kandidatët. U bë Kongresi dhe u shpallën kandidatët. E kam thënë në këtë studio “mishi me thoin” nuk di të jenë më afër se unë me Ramën”, tha Veliaj teksa shtoi se në këto 30 vite, asnjëherë nuk ka pasur një marrëdhënie më të mirë mes një kryeministri dhe një kryetari Bashkie se sa kanë qenë këto katër vite mes tij dhe Edi Ramës.

“Unë nuk di në 30 vite pluralizëm, një kryeministër të ketë qenë më afër me një kryetar bashkie, seç jam unë me Edi Ramën dhe seç kam qenë këto 4 vite. Sinkronizim vendimmarrje, qëllimi dhe pasioni, si këto katër vite, unë vetë nuk di të ketë pasur ndonjëherë Tirana”, u shpreh ai. Veliaj theksoi se gjithçka tjetër janë diversion i opozitës e cila nuk ka asnjë alternativë.

“Nuk kemi pasur asnjë ngërç. Problemi është që në një situatë ku çdo gjë gatuhet në kafe, dhe ku çdo gjë bëhet për diversion, ku pala tjetër nuk kas një alternativë, as nuk e kemi marrë mundimin që të refuzojmë ose që të replikojmë me çdo lloj diversioni. Në pjesën më të madhe unë dhe kryeministri jemi argëtuar dhe kemi thënë, ne kemi punë më të mirë për të bërë. Ai është mandatuar për të qenë kryeministër, unë kryetar bashkie”, nënvizoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës zbuloi edhe komunikimin që ka me kryeministrin Rama dhe bashkëpunimin e tyre të përditshëm.

“Di t’ju them që unë dhe kryeministri flasim mesatarisht 20 herë në ditë. Nëse kjo quhet ftohje, nuk e di çfarë vlon më tej. Në 30 vite dyshoj se gjeni një rast ku një kryetar bashkie të jetë mbështetur kaq shumë dhe të jetë më afër me një kryeministër sesa unë dhe Edi Rama”, u shpreh më tej Veliaj ndërsa renditi edhe disa prej çështjeve ku qeveria dhe bashkia kanë bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer. “

Jam pjesë e Kryesisë së PS dhe kam kontributin tim në vendimmarrjen qëndrore të PS, si anëtar kryesie.

Duke qenë se Tirana është edhe selia e të gjithë institucioneve qendore, përfshi këtu një stadium kombëtar, përfshi këtu gjykatat, përfshi Teatrin Kombëtar, do të thotë që jemi të ndërlidhur në këtë vendimmarrje. Disa herë kemi prona siç është rasti i Teatrit, ka një pronë Bashkia, ka një pronë Qeveria.

Në disa raste të tjera duhet të bëjë rrugë aksesi bashkia, siç është rasti i stadiumit “Qemal Stafa”. Bashkia do të bëjë rrugët e aksesit dhe parkingun nëntokësor, sepse është në tokën e vet në Sheshin “Italia”. Kryeministri stadiumin. Kështu që i kemi lidhur pazgjidhshmërisht punët”, u shpreh kreu i Bashkisë.

9 komente në “Erion Veliaj: Rama është shoku dhe partneri im në këtë rrugëtim politik, dikush që më ka promovuar dhe mbështetur”

  1. ¿ says:

    Duhet njohur politika botërore që të mund të ecësh me hapin e shokëve dhe jo se jam i filan fistekut. Nuk është e vështirë për të fituar por për ta merituar postin. Mos harroni se mysafir që hanë dhe flejnë te ne kemi pa numër ndaj funksioner të lartë International kemi shumë pak se flasim shumë dhe punojm pak. (si gjuha shqiponjës)

    1. Marxist Mero says:

      Ke pi ilacet vone ose Lali Eri t’ka frymezuar, or tej!

  2. L.R says:

    Ne politikes se sotme duhen persona te tille Shqiperise dhe Shqiptarve,shume inteligjent preciz dhe i edukuar,urime per karrieren politike z Erion qe per mendimin tim eshte shume shume e gjate.

  3. Titi says:

    RAMA DUKET ESHTE PAK BURRE PO KY LALI ERI ESHTE KURVE FARE.HIKNI SHQIPTARE NJE ORE E ME PARE NGA AI VEND SE GJITHNJI E ME KEQ DO KATANDISET.

  4. xy says:

    Bravo Erion! Je njeriu i duhur per Shqiperin qe duam. Respekte.

  5. ME EMER says:

    RRUGETIM POLITIK NUK TINGELLON SHUME QARTE , NDERSA UDHETIM POLITIK , PO ..! ME SIGURI QE STUDIMET NE USA JU KANE “FRENUAR” NE DREJTIM TE SAKTESISE GJUHESORE , PASI KETO KOHET E FUNDIT SHOH PLOT NEOLOGJIZMA ” ALLA AMERIKANCE ” SI P.SH. NE NJE SHKRIM TEK TEMA SIPAS NJE DISKUTIMI TE GOCES SE “qetesi thyersit ” HAJDARI ..! FLISNI QE TE KUPTOHENI NGA POPULLI ..! PER SA I PERKET MAREDHENIEVE , PAMVARESISHT SE NUK ME INTERESON PASI NUK KAM PASUR E NUK KAM SHUME LIDHJE ME TIRANEN {TE ME FALNI O NJEREZIT E MIJ QE JENI TE SHUMTE NE TIRANE , SE KAM ME JU } PASI JAM NE TJETER QARK , POR PER RESPEKTIN NDAJ, SIDOMOS ,TE MASHTRRUARVE QE SHITEN C`DO GJE , PRISHEN ATO PAK LEK TE FITUARA NE EMIGRACION PER TE NDERTUAR NJE SHTEPI NE TIRANEN E NJE “JETE ME TE MIRE ” E CILA PAS DEKADAVE AZGJESOHET ME URDHER TE “MBRETIT” DUKE U QUAJTUR E PA LIGJESHME , NE KOHEN KUR “MBRETI ” KA MBRETERUAR NE KETE RRETH 30 VJECAR , NE POSTE KYCE , BILE NE ATO QE KANE TE BEJNE DREJPERSE DREJTI ME KETO NDERTIME ..{!}FLITET SE DO BEHEN KOMPESIME PER TE “MJERET ” , POR PARATE NGA DO TE DALIN ? ME SIGURI QE NGA POPULLI .. ! A KA SHTET ? A KA DREJTESI TE HETOHET KUSH E KA PERGJEGJESINE E NDERTIMEVE PA JEJE , KUSH KA MARRE JO VETEM RROGEN KOT , POR EDHE BAKSHISHET ?! ZOTERI , QE TE MOS ZGJATEM SHUME , TE”NJOH” NEPERMJET MEDIAS , SI “PUNONJES I PYJORES ” APO I ZBUKURIM GJELBERIMIT , PASI NUK TE LE RRADHE SHOKU I JOT QE E VLERESON AQ SHUME , TE NJIHESH SI KRYETAR BASHKIE ..! MEGJITHATE TE URROJ TE RIFITOSH POSTIN , KJO NUK VARET NGA UNE POR NGA VOTA E LIRE E POPULLIT , SI DHE TE “HASH” VETE BUKEN TENDE , PAS TE TJERET {SHOKET }E KANE TE TYREN , QE “S`PO E HANE DOT “…!

  6. Detari says:

    cfare ka bere ky? mbolli 5 rrenje ne jave? as peme nuk mesuat te mbillni me shumic ne albanistan.

    me ato xhami qe keni ndertuar dhe jeni duke ndertuar as shqiptaret nuk do shkojne ne shqiperi, mos prisni kot futje ne BE, jeni klyshat e erdoganit.

  7. Askushi says:

    Ni ktune o Lali Eri, mir kur thua shoku dhe promo -vuesi tënd, po kur thua partneri qi ta mshtet gjthnji, kjo nuk o hiq Nice. Masanejna, hajt mo kontaktoke me të 20 her n’dit, so fort qudi e modhe, por vrej ktune; mos bo hatanë me kontaktu 24-her n’dit se do ja marrsh i bërtaje, sa do ta nijn ene Lal Sejdiu i Elbasonit e Daku i Durrsit, ene do bohen gjeloza masnej, ha ha ha ha. . . . , ene do thon; u bo ky ‘Çerr fiqsh'(mufka), me kap tvsh e Bac Roma -Donit(se Roma-doni o i gjati 2 -metra, ene tvsh -në 20 %e ka 40 cm )ha ha ha ha ha. ..,he mos deksh kurr o Lali Eri (se kjofsh gjall, hahaha )

  8. Kozmai-boston says:

    Kryeministri I ardhshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje