Një tjetër kandidat nuk i bindet Bashës, kërkon mandatin e deputetit në KQZ. Bëhen 100 ligjvënës në Kuvend

28 Mars 2019, 15:34Politika TEMA
Një tjetër kandidat nuk i bindet Bashës, kërkon mandatin e

Numri i kandidatëve nga listat e PD që pranojnë mandatin e deputetit sa vjen edhe rritet dita ditës.

Së fundmi Korab Lita ka dorëzuar mandatin e dekriminalizimit në Komisionin Qëndron Zgjedhor.

Ai ka qenë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike në Tiranë dhe ndodhet i 21-ti në rradhë i cili do të zëvendësojë Dashamir Shehin.

Korab Lita ka qenë dy herë zv.kryetari i Bashkisë Kamëz, numri dy i Xhelal Mziut.

Gjithashtu ai ka marrë pjesë në disa protesta të opozitës si dhe në çadrën e lirisë, gjë që e dëshmojnë edhe fotot e mëposhtme.

Me marrjen e mandatit nga Korab Lita, Kuvendi bëhet me 100 deputetë.

Deri më tani, pa emrin e tij opozita e re në Kuvend ka 20 deputetë. (TemA)

7 komente në “Një tjetër kandidat nuk i bindet Bashës, kërkon mandatin e deputetit në KQZ. Bëhen 100 ligjvënës në Kuvend”

  1. Ce says:

    Po qenka shoku i horrit Xhelal mendjeziu qe s’gjeti nje emer deshmori te luftes na- cl per rruget e Kamzes por e mbushi Kamzen me emra kot pa vlere per publikun, lere po donte dhe ate placken qejfliu, nje punonjese bashkie braktisi punen vetem per te mos ju nenshtruar ketij faqeziut me daulle ne dore mbuluar me 10 mije lekesha, besoj e keni pare xurxull ne rruge duke i rene lodres,

  2. ideali says:

    Te tille horra koke trashe vuri Basha ne lista. Tani ta paguaj.Vetem me kete akt duhej te dorehiqej.

  3. uskania says:

    Korabi është njeri me dinjitet, nuk është e para herë që shpreh mendimin e tij. Këtë e ka bërë edhe kur ka qënë kryetar i këshillit bashkiak në bashkinë e Kamzës. Vjen nga familja e persekutuar e Litajve në Kala të Dodës në Dibër, një familje atdhetare me pinjollë të shquar edhe në SHBA. Urime KORAB ! E ke merituar me kohë mandatin e deputetit, por njerëz si ti PD-ja i ka shfrytëzuar vetëm për vota në prapavijë pas Salianjëve dhe Dumeve e Sumeve.

  4. bureto says:

    Po mesa duket nuk do ketë patur ndonjë partizan dëshmor nga Kamza, se po të kishte nuk do ta kishte lënë pa e vënë PPSh kur sundonte Shqipërinë.
    Që Xhemal Mziu është një sharlatan dhe që ka lyer Kamzën me Blu dhe rrugët e saj i ka zbukuruar ne emrat e Berishës, Zhozefinës, A. Hajdarit e të tjera kagjozllëqe nuk është se e ka bërë atë më shumë një qytet për ta patur zili, përkundrazi.

  5. nord.al says:

    Intelektual i vertete.

  6. rexha 10 says:

    A THUA TE JETE EDHE KY SI GJITHE TE TJERET??

  7. Koti says:

    PD eshte bere pershesh. Ne parlament, ca dalin e ca hyjne, ca protestojne e te tjere neper ekrane shikojne. Kur shqiptaret presin vetingun, PD nxin muret e djeg gomat. Kur mileti kerkon hapje negociatash, PD mundohet ti bllokoje ato. Gjoja kerkojne zgjedhje te parakoheshme por e dine mire se me keto qe bejne nuk ua jep kush voten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje