Myslim Murrizi: Sa më parë Vettingu në Polici, s’duhet të ketë njerëz që i vërtit “Babale compani'"

28 Mars 2019, 11:38Politika TEMA

Deputeti demokrat Myslim Murrizi thotë se duhet sa më parë vettingu në Polici për të larguar efektivët e inkriminuar. 

Nga foltorja e Kuvendi, Murrizi kërkoi hetimin e të gjithë funksionarëve të Policisë së Shtetit që sipas SHISH-it kanë qenë të implikuar në trafikun e drogës.  

Vettingu ka ardhur në nevojë për faktin e pamohueshëm që ju në shtator të 2013 deri në janar 2014 rikthyet 248 ish-oficerë të liruar nga qeveria e PS 1997-2005 nga grada të ulëta deri te Artan Didi që u bë drejtor.  

Askush nga këta 36 të rikthyer nuk është më në radhët e policisë. Nga Artan Didi, Neritan Nallbati, Fatmir Lleshi etj, nuk janë më në policinë e shtetit. Këta që merrnin përqindje nga hashashi duhet të hetoheshin. 

Dy ministra tuaj janë të shkarkuar. 128 emrat thoshte SHIK-u janë të implikuar në trafikun e kanabisit. Duhet vullnet politik për të luftuar drogën dhe trafikun.  

Hiqni 128 që i keni në tavolinë dhe ato që iu morët nga komisionerë të PS dhe i prutë në polici. Unë mbështes cdo lloj ligji që i vjen në ndihmë policisë.  

Drejtor i SHÇKB-së ishte për katër vite Arben Skëndo, e hoqët e çuat në Korçë, atje u kap autobusi me drogë, dhe sot nuk dihet ku është dërguar. Policia nuk duhet të ketë njerëz që i vërtit ‘babale compani-deklaroi Murrizi. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje