Gjylameti: Opozitës po i ngushtohet laku, nuk vihet në pushtet me gurë dhe molotov

28 Mars 2019, 11:25Politika TEMA

Kryetarja e PS-së për qarkun e Tiranës, Blerina Gjylameti tha se opozitës po i ngushtohet laku. 

Gjatë fjalës që mbajti në Paralament, duke iu drejtuar opozitës që protestoj pak metra lag godinën se Kuvendit, Gjylameti tha se gurët dhe molotovi nuk janë rrugët për të ardhur në pushtet. 

Gurët dhe molotovi nuk janë rrugët për të ardhur në pushtet. Do të duhet të ishin këtu. 

Prej tre dekadash kanë konsideruar si bastione të tyre Shkodrën dhe Lezhën, por cfarë kanë bërë për ata? 

Kanë qenë tetë vite në pushtet por çfarë ka bërë? Tjetërsuan interesat e qytetarëve. Opozita cënon punën dhe hedh baltë. Opozita ka sulmuar policinë dhe ndaj atyre që mbrojnë institucionet.  

A mos vallë, rastësi është që opozita ka frikë që laku po i ngushtohet dhe nuk mund të mbështetet më te krimi?” deklaroi Gjylameti. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje