Betohet në Kuvend deputeti i PD: Do të votoj çdo ligj në interes të shqiptarëve

28 Mars 2019, 10:28Politika TEMA

Sot është betuar në Kuvend deputeti i ri i Partisë Demokratike Arben Elezi. 

Gjatë fjalës  së parë që mbajti në Kuvend Elezi ka deklaruar se është gati që të bashkojë votat me shumicën për të miratuar reformën zgjedhore. 

 “Pranimi i mandatit është vendimi më i drejtë, pasi jam kandidati që në zonën më problematike Peqini.

Mora më shumë vota krahasuar me kandidatët e tjerë dhe askush më shumë se unë nuk kishte të drejtë që të përfaqësonte atë zonë. 

 Listat e mbyllura nuk shprehin vullnetin e votuesve shqiptarë. Unë jam për sistem mazhoritar dhe lista të hapura.  

Do të votoja me shumë dëshirë ndryshimin e sistemit zgjedhor.  

Do të votoj çdo ligj në interesin e shqiptarëve” deklaroi Elezi. (TemA) 

2 komente në “Betohet në Kuvend deputeti i PD: Do të votoj çdo ligj në interes të shqiptarëve”

  1. beni says:

    pagoi miliona leke per tu bere kandidat eshte njeri i korruptuar trafikant me parate e krimit blente vota eshte marre me prostitucion ne itali eshte nje sahanlepires

  2. genti says:

    zoti baze . me vjen keq per gazeten tuaj jeni bere si qytetari dixhital i saliut po promovoni njerez trafikante po beni nje informim te rreme dhe te turpshem je nje servil asgje me shume .nuk ke faj nuk mund te behesh dot inelektual eshte dicka qe duhet ta keshe ne gen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje