Aleati i PD në Kuvend për betimin: Basha nuk respektoi marrëveshjen, jam konsultuar me të. Mandati është i Ballit Kombëtar

28 Mars 2019, 09:56Politika TEMA

Adriatik-AlimadhiKryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi është paraqitur sot në Parlament për të marrë mandatin e deputetit.

Ai ka akuzuar kryetarin e opozitës, Lulzim Basha se nuk ka zbatuar marrëveshjen me Partinë Ballin Kombëtar.

Alimadhi ka thënë se është konsultuar më Bashën, por ai ka zbatuar vendimin e Kryesisë së Partisë së Ballit Kombëtar.

Por edhe pse fitoi mandatin nga listat e PD-së, kreu i Ballit Kombëtar tha se mandatin e ka marrë nga forca e tij politike.

“Të gjitha marrëveshjet PD nuk i ka zbatuar ndaj Ballit Kombëtar. Jam konsultuar me zotin Basha.

Personalisht jam dispozicion të vendimit të Kryesisë së Partisë, që institucionet e këtij vend të funksionojnë. Mandati im është i Ballit Kombëtar”, tha sot Alimadhi.

Ndërkohë që ka falënderuar mediat për interesim ndaj tij.

“Ju falënderoj që pas 15 vjetësh media tregoi interesim për Ballin Kombëtar”, tha Alimadhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje