Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka treguar kontratën e fundit të lobimit dhe aksionin për të Kathleen Ann Kavalec, që ishte e nominuara e presidentit Donald Trump për ambasadore në Tiranë, mirëpo ajo nuk e mori miratimin e Senatit për këtë post në Shqipëri.
I ftuar në emisionin ‘Opinion’, sipas Bardhit lobimi i ri me senatorë amerikanë është bërë që ata të bindnin Kathleen Ann Kavalec që të shikonte problemet reale në vend si: çështjet e narkotrafikut, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit.
“I kemi kërkuar senatorëve që këto tre çështje të jenë prioritare të ambasadores së re që do vinte në Tiranë”, tha Bardhi.
Për këtë lobisti i kompanisë Christian Bourge, ka dërguar për llogari të Partisë Demokratike 6 e-mail, ka kryer 2 telefonata dhe 3 takime me anëtarët e Senatit dhe këshilltarët kryesorë të senatorëve nga Komiteti për Politikën e Jashtme, të cilët kishin mbi tavolina dokumentacionin e kandidaturës së ardhur nga Presidenti Trump për ambasadore në vendin tonë.
Jeni agjente te Slaveve (Ruso-Serb).Duhet qe ky problem te shkoje deri ne fund.Te denohen fajtoret antikombetare.
Ky Bardhi bashke me cunin e Rustem Gjates dhe te Fahri Balliut jane e ardhmja e partis demokratke ,te tre bashke me cunin e Sheges (salijanit) do na cojne ne fitore te pd.