Albana Vokshi përplaset me policinë: Rama nuk po na lejon që të protestojmë

28 Mars 2019, 10:12Politika TEMA

Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi thotë se Rama po i ndalon që të protestojnë. 

Ajo së bashku me banorët e “Astirit”, janë përplasur me policinë në hyrje të “Pedonales”. 

Ata kanë dashur të kalojnë barrierat e policisë, por nuk janë lejuar, për shkak të vizitës së ministrit holandez të Brendshëm, në zyrën e homologut të tij, Sandër Lleshaj. 

“Rama nuk po na lejon që të protestojmë, urdhëroi policinë që të ushtrojë dhunë ndaj grave dhe fëmijëve. 

Askush nuk mund të na ndalojë që të protestojmë paqësit. 

 Ne këmi marrë leje për protestën”- tha Vokshi. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje