“Ilir Meta, psikologji 13 vjeçari. Ku ka president të një vendi të NATO-s, që thotë se do vrasë veten, e tallën shqiptarët e gjithë bota”

28 Mars 2019, 10:33Politika TEMA

“Shqiptarët ta matin mirë se kë zgjedhin. Si mundet presidenti i një vendi të NATO-s të thotë që do vras veten që të shpëtojë juntat.

Këto janë psikologjia e një 13-vjeçari, por është fatkeqësi që Ilir Meta drejton Shqipërinë.

Ai nuk drejton ndonjë gjë të madhe, po gjithsesi është president. E mori vesh e gjithë bota që ai tha unë mund të vras veten”.

Komentet e mësipërme janë bërë nga avokati Spartak Ngjela, nga studioja e lajmeve të “Ora News”, ku ka qenë i ftuar për intervistën e mbrëmjes.

Avokat Ngjela, krahas të tjerave ka komentuar dhe deklaratën e presidentit Ilir Meta, të disa ditëve më parë, kur ka thënë se është i gatshëm të vrasë edhe veten për të mos lejuar krijimin e juntës ushtarake.

Deklarata për të cilat, Ngjela tha se u tallën shqiptarët, ndërkombëtarët, madje edhe amerikanët, që nuk i përfillën, por i kaluan në heshtje

“ U tallën. U tallën shqiptarët brenda. Biles disa i thoshin me cinizëm ik sa më shpejtë. Janë budalliqe ato.

Ku ka politikanë që thonë do vras veten. Ai komunikoi me amerikanët ata nuk e përfillën.

Kërkon garanci. Nuk i jep njeri garanci. Po ka futur duart te paraja e shtetit do përgjigjet”, ka vijuar Spartak Ngjela.

6 komente në ““Ilir Meta, psikologji 13 vjeçari. Ku ka president të një vendi të NATO-s, që thotë se do vrasë veten, e tallën shqiptarët e gjithë bota””

  1. Edlira says:

    “Te vetesakrifikohesh”,per ne shqipfolesit, nuk do te thote medoemos vetem “te vrasesh veten”…ka dhe kuptimin qe dikush “i hyn nje beteje per jete a vdekje”…pra, shpall duel per hir te dickaje,nje ideje etj edhe pse e di se mund ta paguaje kete duel/beteje edhe me jeten e vet!

    Z.Ngjela ben mire te beje pushime ne Llogara…oksigjeni hap “poret e trurit”…?

  2. mici says:

    Ku e gjen ne bote gruaja e presidengtit sillet dhe pellet ne rruge si je rrugace e lojtur.

  3. rexha 10 says:

    NE SHQIPRI NJERZIT PO VUAJNE AKOMA ,JO PER POZICIONIN SE KU NDODHET VENDI YNE ,ASE EDHE PER NDRYSHIME KLIMATERIKE , JO SEPSE NJERZIT NUKE E KUPTOJNE SE CFARE DO TE THOTE ZHVILLIM,MIRQENJE ,PORE I GJITHE PROBLEMI ESHTE I DISA KOPUKEVE QE E KANE DREJTUAR SHQIPRINE. E MOREN PENGE ATE VENDE ,A THUA SE KISHIN ZBULUAR NJE SHTETE TE RI DHE E COPTUAN ,E VRANE ,E VODHEN E PLACKITEN SI TE ISHTE PRONA E TYRE.

  4. Timi says:

    Pse cfare eshte ky…psikologji 13 vjecari, por katunar i ndyre ama….

  5. presidenti i zi says:

    po sigurisht qe nuk na vjen mire per nje jete qofte edhe fshatar Skrapari
    PO per parate pronat e vjedhura c”tha kujt do tja lere se nuk e kisha mendjen.

  6. Lindi says:

    Do zoti dhe vret veten, nje funderine me pak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje