Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla thotë se një grup politikanësh të korruptuar po tentojnë të pengojnë rrugën europiane të Shqipërisë.
Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend, Balla tha se Basha po sillet si huligan që godet forcat e rendit.
Më tej ai thotë se PD-ja është peng i një financimi të dyshimtë me burim rus prej më shumë se një milion dollarësh.
“Një grup politikanësh të korruptuar në përpjekje për të vijuar punën për bllokimin e rrugës europiane të Shqipërisë po protestojnë para Kuvendit. Policia ka mbështetjen tonë për vijimin e punës së vettingut. Do të doja të kundërshtoja deputetin e opozitës (Myslim Murrizi), ne nuk tërhiqemi nga asnjë lloj vettingu.
Ky ligj ka marrë edhe votën e LSI-së atë kohë kur u miratua, ndërsa PD-ja ishte në gjumë. Ata politikanë të korruptuar urdhërojnë elementë të inkriminuar të godasin policinë.
Duhet të forcojmë edhe ligjin e financimit të partive. Jemi përpara një akti të konfirmuar se për fatin e keq të shqiptarëve, sot dëshmohet që PD-ja të jetë peng i një financimi të dyshimtë me burim rus prej më shumë se një milion dollarësh.
Doja të përgëzoja sot ministrin Lleshaj për miradministrimin e situatave si këto të sotmet, ku një grup politikanësh të korruptuar, sëbashku me element kriminal po tentojnë të bllokojnë rrugën europane të Shqipërisë.
Keni mbështetjen tonë për të ashpërsuar Kodin Penal, për këto që ushtron dhunë për shkak të detyrës. Ne nuk u tërhoqëm nga vetingu në Drejtësi, nuk tërhiqemi nga vetingu në polici dhe do të bëjmë realitet vetingun në politikë. Do ishte mirë dhe opozita ta mbështeste sepse kur vjen puna për vetingun duhet të jemi të gjithë bashkë.
Lulzim Basha është një huligan që merr përsipër të godasë punonjësit e policisë së shtetit apo personat e zgjedhur me votë, por të jeni të sigurte kushdo tenton të ushtrojë dhunë do marrin ndëshkimin e merituar”, tha Balla. (TemA)
A ka LIGJE ky vend?!
A ka barazi para ligjit?! Nëse po pse nuk vepron njësoj për çdo qytetar?!
Përse ligji zbatohet me DY STANDARTE?!
Nëse deri “dje” disa ULIGANË intelektualë, kishin imunitet, ndaj nuk i “kapte” ligji, po sot që janë “popull” dhe pa imunitet, përse trajtohen njësoj si “dje”?!
Nëse LIGJI ËSHTË I BARABARTË PËR TË GJITHË (në “letër) përse “HEZITON”?!
Balla e quan Bashen uligan se ashtu ja do puna. Fjala uligan perdoret per njerez ordinere qe nuk bejne veprime racionale. Basha eshte person qe ne tere veprimtarine e tij ka bere veprime te komplikuara dhe ja ka dale ne krye. Ai pa mbaruar fare universitetin, ka marre Master. Kjo tregon nje zhvillim te papare te trurit te tij intelektual. Pa mare master punoi ne Kosove per interes te EULEKS-it ku u shqua per manovrimet e tij dhe sidomos per kamuflazhin si gazetar per te marre informacione per forcat terroriste Shqiptare qe vepronin ne ate kohe ne Kosove. Informacionet e tij rreth “Shtepise se Verdhe” jane shembull i nje hulumtuesi te persosur qe erret me shkencat shoqerore. ja vlen te permendet puna e shkelqyer e tij si Minister i Brendeshem. Rruga e Kombit dhe investimet qe u bene ku Basha ishte protoganisti kryesor, tregojne per aftesite e tij manovruese te beje te pamunduren.Si rezultat I kesaj pune te shkelqyer , Sala e zgjodhi si te preferuarin e tij te udhehiqte partine. Te gjithe e dime se ai eshte nje politikan Evropian me vision perendimor dhe e transformoi PD ne parti per te luftuar per vizionin perendimor. Ka dhe shume gjera te tjera, por qellimi im eshte te them se Balla e ka gabim. Balla niset vetem nga lidhjet e tij me firmat Ruse dhe e quan uligan. Kjo ne asnje menyre nuk e pershkruan Bashen si kompleks idesh dhe misterish ku istoria do shkruaje per te.