Ministri holandez “shuplakë” opozitës: Keqardhje për djegien e mandateve. Qeveria po punon për reformën në drejtësi, ndërmarrjen monumentale madhore

28 Mars 2019, 14:03Politika TEMA

“Holanda mbështet nismën plotësisht Reformën në Drejtësi në Shqipëri”.

Kështu u shpreh sot ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë të Holandës, Ferdinad Grapperhaus, gjatë vizitës në Tiranë, ku bashkë me homologen shqiptare Etilda Gjonaj, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Shkollës së Magjistraturës dhe Qendrës së Trajnimeve dhe Studimeve për Gjyqësorin në Utreht të Holandës, në prani të magjistratëve të rinj.

Në fjalën e tij, ministri Grapperhaus, shprehu mbështetjen e plotë të Holandës në nismën monumentale të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Ai theksoi se “Shteti i së Drejtës” është fokusi i integrimit të Shqipërisë në BE dhe se Shqipëria është në rrugën e duhur.

Ai e cilësoi monumental procesin e vettingut dhe u tha magjistratëve të rinj, se ata janë shpresa e Shqipërisë, pasi vetëm nëpërmjet forcimit të shtetit të së drejtës, vendi do integrohet në Bashkimin Europian.

Ai vlerësoi punën e bërë nga qeveria. “Nga gjithë kontaktet që kemi pasur, unë e shoh që Shqipëria, dhe qeveria është vërtet po punon për këtë ndërmarrje monumentale madhore, se kështu e shoh reformën në drejtësi, kjo tregon se qeveria është serioze për ta rritur atë që ka thënë KE”– tha ai.

Por ministri holandez komentoi edhe djegien e mandateve dhe protestat e opozitës.

“Protestat janë një element i rëndësishëm i demokracisë.

Në të gjithë botën njerëzit dalin në rrugë për të protestuar. Më vjen keq që kemi patur rastë dhunë në Shqipëri. Më vjen keq që opozita ka marr vendim të djegë mandatet.

Dalja nga kuvendi nuk është mënyrë për zgjidhjen e problemeve në mënyrë demokratike.

Kuvendi është forumi ku duhet trajtuar cështjet kritike për vendin dhe është baza, themeli i cdo demokracie”, u shpreh ministri holandez.

Ndërsa ministrja Gjonaj theksoi se “vetëm nëpërmjet kësaj qasjeje në u garantojmë qytetarëve shqiptare një sistem drejtësie siç ata e meritojnë: të drejtë, të pavarur dhe të denjë për një shtet Europian”.

1 komente në “Ministri holandez “shuplakë” opozitës: Keqardhje për djegien e mandateve. Qeveria po punon për reformën në drejtësi, ndërmarrjen monumentale madhore”

  1. Kolin, çun tirone says:

    PROBLEMI TANI ËSHTË SE NUK E PJERDH MO JO KËT MINISTËR, PO NË DEREXHEN KU E KA ÇU KËT VEN €-DRAMA, NUK PIRDHET MO AS ÇA THON KRYEMINISTRA A BURRA SHTETESH. E KA MAR FERRA URATËN… TIK-TAK!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje