FOTOT: Dhunojnë dhe i marrin 60 mijë euro pronarit të një pike këmbimi valutor, arrestohet një prej autorëve

29 Mars 2019, 11:21Kronika TEMA
FOTOT: Dhunojnë dhe i marrin 60 mijë euro pronarit të një

Rreth orës 09:12, në rrugën e “Barrikadave” dy persona kanë sulmuar Agron Shirën, pronar i një pikë këmbimi valutor, në përpjekje për ta grabitur.

Shira po lëvizte me motor kur dy persona e goditën me mjete të forta dhe i morën një sasi parash.

Nga informacionet e para mësohet se grabitësit kanë mundur të marrin 60 000 euro dhe 2 milionë lekë.

Nërkohë njëri prej grabitësve është arrestuar pasi u ndalua nga një polic rrugor, ndërsa tjetri ka arritur të largohet, duke lënë motorin në tokë. (TemA)

2 komente në “FOTOT: Dhunojnë dhe i marrin 60 mijë euro pronarit të një pike këmbimi valutor, arrestohet një prej autorëve”

  1. ¿ says:

    Duhet sa më shumë kamera vidéo surveillance.

  2. Al says:

    Po ky debili leviz me 60000 euro me vete pa asnje mase……pse…ka dicka….cfare parash jane e pse jo ne banke…evazion I paster

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje