Pas protestës së opozitës ditën e djeshme, policia ka proceduar penalisht 28 persona për aktet e dhunës, ku mes tyre edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.
Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë gjithashtu ka arrestuar 7 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit.
Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.
Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 14 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas janë shpallur në kërkim.
Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi Gazmend Bardhi, organizator i protestës së zhvilluar ditën e djeshme.
Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, shtetasit:
S., 49 vjeç, banues në Tiranë;
K., 20 vjeç, banues Tiranë;
B., 22 vjeç, banues Tiranë;
M., 22 vjeç, banues ne Elbasan;
P., 23 vjeç, banues në Tiranë;
Gj. D., 46 vjeç, banues në Malësi të Madhe;
Sh. S., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. (TemA)
edhe? prape jashte, prap e njejta dhune, pse e ben kot mundimin policia? edi rama te vrasi veten
PD nuk e ka kapacitetin, forcën, botë kuptimin, intuitën, personelin, miqësinë, popullin me të., që ti bëjë ballë krizës së arrdhëshme ekonomike.
Shikoni edhe ate bojaxhiun qe nxiu muret, lyjeni te gjithe me te zeze dhe futjani bidonin e bojes ne bithe
Edhe ne protesten e para kesaj u tha qe do proçedohet Gazmend Bardhi dhe as e zuri njeri prej bishti fare.Bardhi vazhdon sikur nuk ka bere asgje.Populli po e shikon dhunen qe po bene opozita dhe eshte shume i prekur moralisht.Pse te sillet opozita kaq radikale ne demtimin e prones dhe te policise.C’fare faji kane?Prokuroria nuk duhet te trembet dhe te terhiqet, se ne fund te fundit ajo eshte per mbrojtejen ligjore te drejtave te qytetareve.
Kur bente ps-te protesta,ishin vertete paqesore dhe nuk prekej nje gjethe peme apo nje lulu nuk keputej.Kurse rrugaçet e pd dhe lsi shkaterrojne ç’do gje.