Zjarr i fuqishëm në Krujë, shkrumbohen dy hektarë ullinj

28 Mars 2019, 11:55Kronika TEMA

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë hektarë të tërë tokë në Krujë. Sipas informacioneve zjarri ka rënë në fshatin Fushë Madhe, në vendin e quajtur Dane ku janë djegur deri tani mbi dy hektarë tokë të mbjellë me ullinj e shkurre.

Ndërkohë flakët e zjarrit favorizohen nga era.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe persona të paidentifikuar i kanë flakën fillimisht disa shkurreve e ferrave dhe më pas të ndihmuara nga era flakët kanë përfshirë një zonë e madhe duke dalë jashtë kontrollit.

Banorë dhe zjarrfikës janë duke u përpjekur të shuajnë flakët por është tepër e vështirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje