Alarmi i autoriteteve britanike: Vetëm në 2018-ën u trafikuan 1 mijë shqiptarë, shumica përdoren për prostitucion

27 Mars 2019, 20:39Kronika TEMA

947 shqiptare janë trafikuar për shfrytëzim seksual apo punë të detyruar në Britaninë e Madhe vitin e shkuar.

Shifrat shqetësuese publikohen nga  Agjencia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo ka identifikuar 6993 viktima të kombësive të ndryshme.

Rreth 36% më shumë se në vitin 2017. Shqiptarët përbëjnë një prej grupeve më të mëdha pasi 13% e viktimave të identifikuara janë të kësaj kombësie.

Ato shfrytëzohen për punë të detyruar, prostitucion ose aktivitet kriminal.

Trafiku i qënieve njerëzore sipas drejtuesit të projektit në Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin Patrick Burland ka ardhur si pasojë e shërbimeve të kufizuara financiare, arsimore, punësimit, kujdesit shëndetësor si dhe mungesës së mundësive reale për të përmirësuar standardet e jetesës në vendet e tyre.

IOM thotë se fenomeni është bërë pjesë e diskutimeve në Parlamentin e Britanisë së Madhe përmes raportit “Ndërmjet dy Zjarresh” hartuar nga kjo organizatë dhe Universiteti i Bedfordshire.

Titulli i studimit sipas kërkueses kryesore të tij Patricia Hynes lindi nga deklaratat e disa femrave shqiptare, të cilat kanë përshkruar se si kanë përfunduar në situatat e shfrytëzimit.

Vendet e origjinës së këtyre viktimave theksohet në raport duhet të rrisin mekanizmat mbrojtës, duke mbështetur gratë dhe familjet e tyre, teksa përballen me diskriminimet e shoqërisë.

Ndërkohë që më herët ka qenë Departamenti Amerikan i të Shtetit i cili qershorin e vitit 2108 në raportin për trafikimin e personave  shprehet se qeveria shqiptare nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit.

Më pas, në Raportin e fundit  të të Drejtave të Njeriut Shqipëria u kritikua për mungesën e zbatimit të ligjeve kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke vënë në dukje se vetëm një numër i vogël i autorëve të veprave penale janë ndjekur apo dënuar.

Kritika të tjera u bënë kundër mungesës së zbatimit të ligjeve të hartuara për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga dhuna dhe sulmet seksuale.

1 komente në “Alarmi i autoriteteve britanike: Vetëm në 2018-ën u trafikuan 1 mijë shqiptarë, shumica përdoren për prostitucion”

  1. Pabirresi says:

    Patjeter qe kane dore ruset dhe ne kete rast per te ne bere pis figuren tone te paster qelbibar !!! Kete e tha dhe nje senator anglez ne nje PAB pasi kishte rrekellyer nja dy shishe ? wiski dhe nja nje duzine krriklla birre,aty afer ne te gdhire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje