Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatuar edhe me tre muaj afatin e hetimit ndaj ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Hetimi ndaj Llallës nisi në mars të vitit 2018 për akuzat e “fshehjes së pasurisë”, “pastrim parash” dhe “shpërdorim të detyrës”.
Ish-kryeprokurori ka bërë ankim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda kundër zgjatjes së afatit, kërkesë që pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca.
Pas nisjes së hetimit, Llallës iu sekuestrua pasuria me vlerë një miliardë lekë.
Ndërkohë Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Gjithashtu ish kryeprokurorit, Departamenti Amerikan i Shetit i ndaloi hyrjen në SHBA, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”. (TemA)
Ndoshta pas 3 muajsh, Tik Llallaniku e ka mbaruar dhe shkollen e mesme ?✌️