A është “Dosja 339” thjesht për shantazh dhe tollovi politike(siç)?
Kryeprokurorja Arta Marku ka dhënë të kuptuar se po; se ajo është një dosje që nga mënyra së si është nxjerrë dhe hedhur në media, ku veçohet një gazetare e përfolur si “ushtare” e ish-kryeprokurorit Llalla, përbën në vetvete një aferë.
Gjatë analizës vjetore te Krimet e Rënda, kryeprokurorja e përkohshme iu drejtua vartësve duke iu thënë se “pavarësisht ngarkesës keni treguar se dini të punoni dhe në kushtet e një presioni shumë dimensional, por disa prokurorë të tjerë nga radhët tuaj na kanë bërë që të na vijë turp, e kanë keqpërdorur duke nxjerrë informacion dhe dokumentacion pa dashur t’ia dinë për ruajtje të sekretit hetimor.
Ata kanë harruar të bëjnë detyrën dhe të kryejnë hetime aty ku duhet të kryheshin“.
Ajo shkoi më pas direkt te “339”-ta bujëmadhe, atje ku pra ndodhet një përgjim rastësor mes kryebashkiakut të Durrësit dhe Avdulajve të Shijakut, që sipas opozitës reflekton një marrëdhënie për shitblerje votash.
Znj.Marku gati sa nuk e ka tha troç se pas kësaj dosjeje, më saktë daljes së në publik, ka luajtur interesi politik, e pse jo dhe paraja.
“Disa nga dosjet kanë trazuar politikën në vend, madje kushdo i njeh edhe me numra dhe kjo nuk mund të jetë situatë normale.
Secili prej jush e di mirë se çfarë duhej bërë dhe nuk është bërë, sesi janë mbajtur çështjet nëpër sirtarë për t’u përdorur për interesa të caktuara që ju i dini dhe i njihni mirë.
Interesi duhet të jetë hetimi dhe zbardhja e ngjarjeve në të gjitha çështjet, të vjetra apo të reja.
Ky është një organ hetimi dhe jo supermarket që çdo gjë ka çmim”, tha kryeprokurorja.
Dhe deklarata më e hidhët e saj qe: “gazetarët nuk duhet të jenë pjesë e grupit hetimor, sikur po i trajtoni ju”.
Pse ky deklarim?
Sepse, një pjesë e gazetarëve të kronikës ndodh të shndërrohen në shërbëtorë të klaneve të ndryshme në organin e akuzës, ku nga nevoja për të siguruar sa më shumë info ekskluzive, ndodh të shesin paanshmërinë dhe integritetin profesional. (Tesheshi)
Klodiana Lala është gazetarja e pavarur nga pd dhe kryeprokurori nën hetim llalla.
Klodiana është një nga gazetaret me të fulliqura që ka Shqipëria, është anti shqiptare e paguar nga krimi dhe krimineli Berisha, një njeri pa moral, vegla e veglave të Llalles.
Kush ja jep ato te dhena gjoja gazetares investigative ,klodiana lales? Keta prokurore Jane. A nuk kapet dot ndonje e te behet shembull?
Klodiana Lala eshte gazetarja e perdorur deri ne neveri nga ishpushtetaret dhe mafia e droges dhe lojrave te fatit per destabilizim.Si shpjegohet qe kesaj gazetareje i jep hapsire agjensie Birn ,Zeri Amerikes pa folur ketu per medjet e vendit .
Z. Maŕku bere mire qe na sqarove kete problem ne popullit te thjeshte ne i dime çfare prokuroresh e gjykatesish hajdut qe kan qene disa prej tyre , sepse jane vene te paafte dhe jañ vene nga politika ( Berisha ) dhe i kan sherby dhe do ti sherbejne deri ne minuten e fundit por ju duhet te veproni me shpejg me vetingun qe te shkojne shpejt te vendi qe ja kan bere vehtes pra ne Reç te Malesise Madhe .
Tropojani Besim Hadermataj eshte zari i verber i PD ne Prokurori. Disa ceshtje jane manipuluar nga ai. Ceshtja Tahiri, Babale dhe dosja 339. Ky nxjerr edhe informacionet nga dosjet tek PD. Pastaj i shet si lajme ne treg pseudogazetarja fytyr-majmun Lala. Ky Hajdarmataj duhet kapur me prova e duhet denuar.