Policia thirrje Gazmed Bardhit: Merr masa për personat që mbajnë maska. Ndërpritni veprimet e dhunshme

28 Mars 2019, 11:13Kronika TEMA

Policia e shtetit i ka bërë thirrje sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit që të masa ndaj personave që hedhin kapsolla lende piroteknike apo sende të forta. 

Gjithashtu policia policia i ka bërë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë.  

“I nderuar zoti Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit, merrni masa që personat që hedhin kapsolla lende piroteknike apo sende te forta ti nderpresin menjehere keto veprime. Merrni masa qe personat qe mbajnë maska në tubim ose ti heqin ose të largohen. 

Të nderuar qytetarë! Ju lutemi ruani qetësinë. Ndërpritni veprimet e dhunshme. Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë. Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga veprimet e dhunshme. Mos u përplasni me Policinë. Veprimet e tubueseve janë në kundërshtim me ligjin. Policia do të zbatojë ligjin.” – dëgjohet në megafonët e Policisë së Shtetit. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje