VIDEO: Partizani, një pikë me aromë titulli ndaj Kukësit

29 Mars 2019, 20:08Sport TEMA

Kukësi shpërdoroi një mundësi të artë për të rihapur garën për titullin kampion në Kategorinë Superiore, pasi në duelin e drejtpërdrejtë ndaj Partizanit nuk shkoi më shumë sesa një barazim 1-1.

Ekipi verilindor nuk arriti dot të thyente formacionin kryeqytetas, duke mbetur me 9 pikë distancë nga kreu.

Reginaldo i dha epërsinë Kukësit me një goditje të bukur dënimi, por shumë shpejt “Demat e kuq” arritën të barazonin.

Jasir Asani fitoi një penallti, duke e kthyer po vet në gol nga pika e bardhë, ndërsa festimi i tepruar acaroi tifozët dhe i dha atij kartonin e verdhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje