Gjyshi i Asmer Bilalit flet nga ceremonia mortore: Duam dy ditë lejë për nipin, shteti të gjejë autorët

31 Mars 2019, 14:39Kronika TEMA

Fahri Vejuka, gjyshi i Asmer Bilalit ka folur për mediat sot në Shkodër, ndërkohë që po zhvillohet ceremonia mortore e dy vëllezërve Bilali, Astrit dhe Ibrahim.

Ai konfirmoi se nipi i tij, Asmeri, i cili mbahet në burg prej disa muajsh, do të jetë i pranishëm në ceremoninë mortore të të atit dhe xhaxhait të vet.

Vejuka bëri një apel për institucionet, që të gjejnë sa më shpejt vrasësit, ndërsa pati një lutje që nipi i tij, Asmeri të rrijë të paktën dy ditë në shtëpi, për të pritur vizitat.

“Shpresojmë që shteti të gjejë autorët e vrasjes, sepse është një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur. Pothuajse është shuar një familje, pas kësaj ngjarjeje dhe institucionet do të bëjnë detyrën e tyre për çfarë ka ndodhur.

Asmer Bilali është djali i Astrit Bilalit dhe është në burg prej disa muajsh. Ai do të jetë vetëm në varrim, por ne kërkojmë që të lihet të paktën dy ditë tek banesa e tij, për të pritur njerëzit, sepse nuk ka askënd.

Vëllai i tij 23 vjeç është shumë i sëmurë dhe nuk është askush tjetër. Shpresojmë që institucionet të vendosin dorën në zemër dhe të na mirëkuptojnë në kërkesën tonë.

I falënderojmë që e kanë lejuar të jetë në varrim, por kërkojmë të qëndrojë pak më gjatë, të paktën dy ditë dhe normalisht me prezencën e policisë. Për të tjerat, shteti të bëjë detyrën dhe nëse ka bërë diçka, mund të dënohet, por sot i kërkojmë ta lejojnë të paktën dy ditë që të qëndrojë, sepse do dalin dy kufoma nga shtëpia jonë”, tha Vejuka para mediave.

1 komente në “Gjyshi i Asmer Bilalit flet nga ceremonia mortore: Duam dy ditë lejë për nipin, shteti të gjejë autorët”

  1. jetimet e 21 Janarit says:

    JO VETEM TE LEJOHET PO TE BEHET EDHE MINISTER I PUNEVE TE BRENDESHME,KUR AZEM ARKANI APO HAJDARI QE TERRORIZOI NJE POPULL TE TERE NE KRAH TE SERBIT BERISHA U VARROS SI HERO NE VARREZAT E KOMBIT PSE MOS BEHET MINISTER KY DJALOSHI QE I KAN VRA BABEN DHE XHAJEN!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje