Zjarret në vend, Xhaçka: Përgjegjësit të përballen me ligjin

31 Mars 2019, 18:14Kronika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shprehur mirënjohjen për skuadrën e forcave të armatosura për punën që po bëjnë për shuarjen e zjarreve të qëllimshme të javëve të fundit.

Xhaçka tha se ata që kryejnë këto akte duhen denoncuar për t’u përballur me ligjin.

“Faleminderit të gjithë djemve e vajzave të Forcave të Armatosura, për punën që po bëjnë në shërbim të komunitetit dhe ruajtjes se pasurisë së përbashkët, nga zjarret e qëllimshme të konstatuara gjatë tre javëve të fundit.

Një situatë e pazakontë, përballë së cilës, pushteti vendor apo strukturat përgjegjëse nuk mund të mjaftohen vetëm me kërkesat për ndërhyrje nga ajri apo toka. 

Kushdo, që guxon t’i vërë flakën pyjeve e kullotave dhe kërkon të krijojë pasiguri duhet denoncuar e përballur me ligjin”, shkruan Xhaçka

Për gjatë ditëve të fundit në të gjitha zonat në vend ka pasur zjarre të qëllimshme kryesisht nëpër zona malore duke rrezikuar bimësinë e tyre por edhe duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikësve për shkak të terrenit të vështirë.

1 komente në “Zjarret në vend, Xhaçka: Përgjegjësit të përballen me ligjin”

  1. ¿ says:

    Pyromane ka në të gjithë Evropën. Jo tokë bagëtish në pyje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje