FOTOT: Jeta në lagjen më të frikshme në "zemër" të Europës

1 Prill 2019, 18:58Lifestyle TEMA
FOTOT: Jeta në lagjen më të frikshme në

Vetëm pak kilometra larg qendrës së Lisbonës, ku numri i madh i turistëve bën që të përshpejtohet rinovimi urban, një lagje e vjetër, e quajtur “6 de Maio”, është duke vdekur ngadalë.

Për dekada me radhë, kjo lagje është parë si një vend aq i rrezikshëm dhe i pakontrollueshëm, sa thuhej që as policia nuk guxonte të shkelte aty. Por këto rrëfime kaluan më shumë në krijimin e një miti.

Lagjja është ndërtuar në vitet 1970, nga banorë që vinin nga Kepi i Gjelbër, ishujt në perëndim të Afrikës, pasi morën pavarësinë nga Portugalia.

Në vitin 2016, qeveria nisi përpjekjet që ta transformojë lagjen me projekte zhvillimesh urbane, gjë që ka çuar në dëbime me forcë nga shumë banesa dhe kontrolle të shpeshta policie.

Për shkak të këtyre zhvillimeve, gazetari Hoze Ferreira jetoi në atë lagje për një vit të tërë, duke dokumentuar jetën e banorëve, në mënyrë që të huajt të krijonin një ide më të qartë për këtë komunitet të lënë mënjanë për kaq shumë vite.

3 komente në “FOTOT: Jeta në lagjen më të frikshme në “zemër” të Europës”

  1. Hmm says:

    E kujt i plasi trapi. Ca lajme koti jane keto

  2. enter'" says:

    Portugalia nuk eshte ne zemer te Europes, por nejse.
    Dikush duhet te hapi librat e gjeografise

  3. Black Jack says:

    O gazetare karaduca kto pamje jon nga Jamaica o bythqira disformues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje