Lidhja e Morena Tarakut dhe Sasha Sobhanit është komentuar gjatë në mediat rozë.
Kjo për faktin se pas ndarjes, çifti filloi të kishte përplasje me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Por mesa duket, Morena dhe ish i dashuri i saj miliarderi i kanë dhënë fund çdo lloj moskuptimi me njëri-tjetrin.
Ishte Sasha që vërtetoi këtë gjë në një postim në Instagram, ku uroi këngëtaren shqiptare për ditëlindje.
“Gëzuar ditëlindjen,”-shkroi ai, duke postuar një foto të Morenës.
Morena tashmë ka nisur një histori të re dhe ka marrë propozim për fejesë. Ndërsa Sasha ka prezantuar të dashurën e re në rrjetet sociale.
Duket se rrugët e tyre janë shkëputur përgjithmonë dhe tani do vijojnë të lumtur me partnerët aktualë.
Gold digger
ju jeni nje gazet e degjenerume ju promovoni kurverine .