FOTOT: Dogji 70% të trupit nga shpërthimi i gazit, gruaja merr pjesë në konkursin e bukurisë

1 Prill 2019, 11:36Lifestyle TEMA
FOTOT: Dogji 70% të trupit nga shpërthimi i gazit, gruaja merr

Një grua, që pësoi djegie në rreth 70% të trupit të saj në moshën 10-vjeçare, ka marrë pjesë në konkursin e bukurisë në Miss Colorado America.

Danette Haag, e cila u dogj nga shpërthimi i një bombole gazi në shtëpi, u ngjit në skenën e Denver Center of Performing Arts të shtunën, ndërsa familja dhe të afërmit e saj e duartrokisnin.

48-vjeçarja mori pjesë në konkurs me shpresën për të sjellë ndryshimin dhe për tu kurorëzuar Miss Colorado America 2019.

Ajo garon me 34 konkurrente të tjera.

Megjithëse Haag nuk e mori çmimin kryesor, ajo realizoi dëshirën që e ëndërroi gjatë gjithë jetës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje